TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 4 Prill 2025, 16:52

Hakerimi i email-eve në SPAK, Karanxha: Nuk ka rrjedhje informacioni, dosja e ’21 janarit’ duhej të kishte përfunduar

Shkruar nga Pamfleti

Hakerimi i email-eve në SPAK, Karanxha: Nuk ka rrjedhje informacioni, dosja

Ish-Prokurori Ervin Karanxha duke komentuar hakerimin e email-eve të 3 prokurorëve të SPAK tha se nuk ka pasur rrjedhje informacioni.

Në studion e Report TV, Karanxha theksoi se hakerat kanë punën e tyre jo vetëm në SPAK, por edhe në institucione të tjera, dhe midis të tjerave kanë hakeruar edhe SPAK-un.

Gjithmonë duhet parë që institucionet të marrin masat mbrojtëse, jo vetëm SPAK, por edhe institucione të tjera.

Edhe në Amerikë dhe vende të tjera që kanë materiale të rëndësisë së veçantë, nuk është ndonjë gjë e re.Hakerimi ndodh, është diçka që mos të ndodhë e jashtëzakonshme.

Shyqyr, në rastin konkret është kapur në kohë dhe është në ndjekje e sipër, por nuk ka patur rrjedhje të informacionit”, theksoi ai.

Nga ana tjetër, Karanxha ka komentuar dhe vonesën që ka ndodhur me disa dosje të vjetra, të cilat nuk kanë marrë ende gjykim. Sipas tij, për 21 Janarin, Gjykata e Lartë është shprehur se duhet të kalojnë në hetim dhe ata që e kanë hetuar.

Mendoj që dosjet e vjetra duhet të ndahen në dy kategori: dosje të rëndësishme dhe dosje që kanë prioritet dhe ndjeshmëri për publikun. Edhe 21 Janari, është dosje e vjetër.

Në 21 Janar 2012 ka ardhur afërsisht, dhe sipas Gjykatës së Lartë në citimin 2023, kjo dosje duhet të mbaronte.

Edhe te dosja e 21 Janarit ka veprime që duhet të bëhen. Edhe Gjykata e Lartë ka thënë në atë kohë që duhet të hetohen edhe ata që janë marrë me çështjen e akuzës”, tha Karanxha.

Lini një Përgjigje