
Kandidatura e PS për bashkinë e Tiranës, për analistin Lorenc Vangjeli ishte më e mira ndër 2-3 mundësitë që mund të kishte kryeministri Rama.
I ftuar në emisionin ‘Log’, Vangjeli tha se zgjedhja e Manastirliut ishte pjesë e vullnetit të vetë Edi Ramës.
“Nuk ka patur garë se arbitri paracakton garën. Nuk ka patur garë në drejtimin politik të Tiranës. Zgjedhja e Manastirliut si kandidate është pjesë e vullnetit të Edi Ramës i cili kësaj radhe duke njohur të gjithë aktorët në lojë nuk kishte më shumë se 2 apo 3 mundësi në të njëjtën peshë me Manastirliun për të kandiduar për Tiranën. Natyrisht zgjedhja ishte nga më të mirët që bëri Rama.
Kryeministri ka pasur ndoshta parasysh dhe punën në stres që bëri në kohën e pandemisë dhe faktin që ai ende i detyrohet një qiri mirënjohje në manastirin e Ogertës pikërishrt për atë që bëri në kohën e pandemisë. Pas lufte është shumë kollaj të flitet. Në atë kohë kur askush nuk dinte se cfarë sillte e panjohura, Gerta ka bërë dicka të jashtëzakonshme. Shenjoi edhe zgjehdjet e 2021. E cila pati 2 pamje, njëra anë fishkëllima e gomave të militantëve të opozitës dhe sirena e ambulancave të Ogertës”, tha Vangjeli.
Lini një Përgjigje