
Kush janë mafiozët që po betonizojnë edhe këtë pak Shqipëri që na ka mbetur?
Këshilli Kombëtar i Territorit zhvilloi këtë të martë mbledhjen e radhës ku miratoi 20 leje ndërtimi në bregdetin e Shqipërisë nga Velipoja në Sarandë. Pjesa më e madhe e tyre janë resorte me ndërtim vilash, ndërkohë që një numër më i vogël parashikon ndërtim hotelesh.
Dy lejet e e para në rendin e ditës për ndërtimet bregdetare kanë qenë për zonën e Lezhës me përfitues shoqërinë Dukagjini Group, e cila është nën pronësi të biznesmenit kosovar, Ekrem Lluka. I akuzuar nga opozita kosovare si oligark i të gjitha sistemeve, Ekrem Lluka ka përfituar dy leje ndërtimi në Shëngjin.
Leja e parë është me objekt “Godina me funksion banimi, Shëngjin”, ndërsa leja e dytë e miratuar nga KKT është Objekte me funksion banimi dhe shërbimi dhe objekt me funksion hoteleri dhe kazino.
Por dy lejet e Shëngjinit janë vetëm një fraksion i vogël i lejeve në zonat bregdetare të miratuara një ditë më parë nga KKT. Pjesa dërrmuese e tyre i përket bregdetit të lalzit dhe rivierës së Jugut.
Miratohen lejet për Portin e Durrësit dhe të Vlorës
Në rendin e ditës në mbledhjen e KKT-së kanë qenë dhe dy projektet e porteve turistike, atij të Durrësit dhe të Vlorës. Për Portin e Durrësit, KKT miratoi lejen e ndërtimit për plot 9 godina.
Më konkretisht është miratuar leja e ndërtimit për objektin: “Godinë banimi dhe shërbimi me 1, 6, 7, 8 dhe 10 kate mbitokë, 1 kat pjesërisht parkim nëntokë dhe 1 kat parkim nëntokë” dhe “Godinë banimi dhe shërbimi 1, 6, 7 dhe 8 kate mbitokë, 1 kat pjesërisht parkim nëntokë dhe 1 kat parkim nëntokë”, Zona 02, Zona e menaxhimi A02 dhe A04, me vendndodhje në “Marina & Jahtet e Durrësit”, me subjekt zhvillues shoqërinë “Durrës Marina” sh.a.
Ndërsa për Portin e Durrësit u miratua leja e ndërtimit për objektin: “Strukturë akomoduese rezidenciale dhe Marina Resort Vlorë”, Blloku 2 (Objekti C4), me vendndodhje në Bashkinë Vlorë, me subjekt zhvillues shoqërinë “Marina Residence Vlorë” sh.p. (Këtu del edhe krushku i Tom Doshit me Brunes).
Në bregdetin e Lalzit, Këshilli Kombëtar i Territorit ka miratuar lejet për 4 projekte. E para është leja e zhvillimit për objektin: “Strukturë Hotelerie dhe Shërbime”, me vendndodhje në Gjirin e Lalzit, Bashkia Durrës, me subjekt zhvillues shoqërinë “Prime Capital” sh.p.k.
Po kështu është miratuar leja e zhvillimit për objektin: “Strukturë Hotelerie”, me vendndodhje në Rrugën: “Bregu i Detit”, në Gjirin e Lalzit, Bashkia Durrës, me subjekt zhvillues shoqërinë “Emav Group” sh.p.k.
Dy vendimet e tjera ishin miratimi i lejes së ndërtimit për fazën e tretë të resortit turistik “Lura 5” e Dod Doçit si dhe miratimi i lejes së ndërtimit për objektin “Adriatica Resort, me subjekt zhvillues shoqërinë “Edil Al-It” sh.p.k të familjes Dulaku. (Dod Doçi lëviz paratë e Metës).
Shoqëria La Brisa, nën pronësi të Fatos Malajt dhe ish drejtorit të Bashkisë Tiranë, Elvin Tivari ka marrë lejen e ndërtimit për objektin “Godinë Shërbimi Hoteleri”, me vendndodhje në Dhërmi, Bashkia Himarë.”
Ndërkohë projektet e tjera të cilave u është miratuar leja e ndërtimit i përkasin zonës së Radhimës.
Por bregdeti nuk është zona e vetme ku lejet e ndërtimit po miratohen në seri. Ndërtimet vazhdojnë me ritëm agresiv edhe në kryeqytet. Një ditë më parë KKT miratoi lejet e ndërtimit edhe për 7 kulla apo objekte banimi në Tiranë.

Kompania Fusha ka arritur të marrë lejë ndërtimi për një godinë polifunksionale në Tiranë, por në njoftim nuk specifikohet vendi se ku.
'Forever Construction' e Lefter Sotas ka përfituar lejen e ndërtimit për kompleksin Tirana Lana Riverside Residences me vendodhje në Bulevardin Gjergj Fishta, ndërsa Geo Construction do të ndërtojë objektin Tirana East Tower Residence”, me vendndodhje në Rrugën: “Gramoz Pashko. / Oligarkia
Lini një Përgjigje