
Gazetari Neritan Alibali, kryeredaktor i gazetës “Republika” në vitet 2000 ka treguas si është zbuluar lidhja mes Fatos Nanos dhe Xhoanës.
Asokohe kjo media e shkruar ishte e para që publikoi lajmin për një lidhje të fshehtë të kryeministrit të atëhershëm Fatos Nano.
Por si u zbulua e gjitha?
Neritani tregoi në “Ftesë në pesë” se pasi u kishin rënë në vesh thashetheme për jetën private të liderit socialist, ai caktoi një gazetare, identitetin e së cilës nuk e zbulon, për të investiguar se çfarë po ndodhte në të vërtetë. Pas një muaj pune, doli në dritë historia e dashurisë së Fatos Nanos me një vajzë 22 vjet më të re e quajtur Xhoana.
Lajmi u publikua menjëherë, por sipas Alibalit u bë një luftë e madhe më tej për të bindur Rexhinën, bashkëshorten për të qëndruar krahë Nanos gjatë fushatës.
Lini një Përgjigje