Juristi Skerdian Dhuli se Komuniteti Mysliman po përdoret në Borsh për falsifikim pronash.
Sipas tij, lufta e madhe brenda Komunitetit Mysliman, përveç përplasjes së disa rrymave, bëhet edhe për administrimin e pasurive, që komunitetet fetare në Shqipëri i kanë me shumicë.
“Është hera e parë që e them në publik, më del që Komuniteti Mysliman, nuk e di në cilën periudhë, më del që po përdoret në Borsh për falsifikim pronash, ju çoj që nesër me gazetarët tuaj te prona. Mbaj përgjegjësi publike për këtë, e kam të verifikuar. Është pronë publike në Borsh që Komuniteti Mysliman e pretendon si të vetën, por më rezulton që pas komunitetit lidhen persona, që nuk i ndaj dot nëse janë oligarkë apo pjesë e krimit të organizuar. Komunitetet fetare në Shqipëri kanë pasuri pafund dhe lufta më e madhe bëhet për administrimin e këtyre pronave”, tha Dhuli tha në emisionin Review në Euronews Albania.
Prej kohësh Komuniteti Mysliman ndodhet nën presionin e qeverisë turke.
Drejtuesit e komunitetit Mysliman Shqiptar kanë qenë nën presionin e vazhdueshëm të qeverisë turke dhe nën sulmet direkte të presidentit Erdogan.
Jo rastësisht, dy javë më parë kryeministri Rama udhëtoi drejt Ankarasë për të dëgjuar për të disatën herë kërkesën e presidentit të Turqisë, Rexhep Taip Erdogan se Shqipëria duhet të dorëzojë të gjithë anëtarët e FETO, të cilën Turqia e konsideron një organizatë terroriste.
Lini një Përgjigje