
Avokati Arben Llangozi ka komentuar për punë e SPAK ku u shpreh se pritshmëritë tona nga ai ishin më të mëdha gjë që deri tani nuk i kemi parë ku të vetmit operacione të tij ishin arrestimi i Berishës dhe Metës.
Ai tha se e sheh SPAK të komanduar politikisht dhe se për të është skandaloze që ky institucion hesht për Olta Xhaçkën.
Sipas tij SPAK po vepron me dy standarde dhe është i ndikuar politikisht pasi kemi një sërë të implikuar drejtpërdrejtë dhe nuk ka asnjë hetim për ta dhe nëse Rama nuk vihet para drejtësisë atëherë nuk do kemi Prokurori të posaçme.
“Reagimi i SPAK është një reagim që siguron qytetarët e tij të mos kenë panik pasi kjo reformë në drejtësi synonte të sillte një drejtësi më të mirë për publikun, por se kemi parë një gjë të tillë dhe përditshmëritë tona kanë qenë më të larta.
SPAK ka goditur në disa nivele supozohet, por nuk është e tillë dhe Prokuroria e Posaçme s’ka gjë tjetër veçse një prokurori që është bazuar te përgjimet e ardhura sepse vetë SPAK asnjë operacion se ka nisur nga fillimi dhe ta çojë deri në fund, përvec arrestimit të Berishës eh Metës.
Kemi rreth dy vite që nuk kemi goditje në kuadër të grupeve të krimit të organizuar, duke ju referuar dhe kronikës nuk kemi të kapur, sekuestruar grupe të përfshirë në trafikun e drogës dhe kjo shihet si një dështim për mua dhe për qytetarët.
Sa i përket vendimmarrjes së Amerikës ka qenë e pritshme sepse nuk u intereson qytetarëve të Amerikës nëse Berisha, Meta apo Beqaj kanë vjedhur taksat tona.
Për mendimin tim është Xhaçka dhe kryeministri që ka tjetërsuar dhe nuk është goditur, atëherë s’kemi nevojë më. N.q.s ne do i referohemi Berishës që ka statusin e të pandehurit akuzohet se ka krijuar ligje që favorizon në mënyrë të drejtpërdrejtë dhëndrin e tij. Sa i përket çështjes së inceneratorëve kemi 16 vkm që Rama i ka firmosur njëra pas tjetrës.
Pra rezulton se i gjithë ky dëm i ardhur për shtetin shqiptar janë këto 16 vkm të firmosura nga kryeministri. Atëherë pse s’ka nisur një hetim për Ramën për ato 16 vkm sepse ka detyrimin ligjor të kujdeset për taksat, dhe interesi publik është që kjo dilemë të marrë fund nëse kryeministri është apo jo i implikuar”, tha ai.
I pyetur nëse është PS e interesuar për shpërbërjen e SPAK, Llangozi tha se e shoh që është krijuar një komision që nga momenti i krijimit të tij SPAK ka ndaluar së hetuari zyrtarët e PS.
“Ne kemi krim shtetëror në çdo prokurim publik, korrupsion në çdo tender, pse nuk hetohen, mundet që SPAK të mos veprojë kur vetë kontrolli i lartë i shtetit ka konstatuar se pacientët nuk kanë marrë shërbimin te onkologjiku.
Kemi një sërë të implikuar, drejtpërdrejtë dhe Olta Xhaçkën por asgjë, Manastirliu është në hetim për kontratat e sterilizimit, i kanë shkaktuar dëm të madh shtetit, por asgjë. Kemi një vendimmarrje të gjykatës së posaçme për oligarkë dhe për Olta Xhaçkën pse s’kemi ende një masë, këto janë veprime dy standarde duke favorizuar qeverinë.
600 të sëmurë me kancer nuk kanë marrë shërbimin dhe kjo është skandaloze sepse vetë KLSH ja ka referuar këtë. Prandaj them se SPAK punon me dy standarde, prandaj për mua SPAK është i paaftë dhe nëse Rama nuk do vihet para drejtësisë për mua nuk do të kemi SPAK”, tha ai në MCN.
Lini një Përgjigje