TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet30 Janar 2025, 16:41

Reshjet e shiut përmbytin edhe burgun e Durrësit, 28 të burgosur transferohen drejt Fushë -Krujës!

Shkruar nga Pamfleti

Reshjet e shiut përmbytin edhe burgun e Durrësit, 28 të burgosur

Reshjet e dendura të shiut në 48 orët e fundit kanë shkaktuar përmbytje të mëdha në qytetin e Durrësit dhe disa zona përreth. Nga përmbytjet është prekur edhe kati i parë i burgut të Durrësit, gjë që ka detyruar autoritetet që të transferojnë disa të burgosur.

Mësohet se bëhet fjalë për 28 të burgosur, të cilët janë transferuar nga burgu i Durrësit drejt atij të Fushë-Krujës.

Kujtojmë se që nga dita e djeshme Durrësi ndodhet nën pushtetin e ujit dhe rreth 400 banesa janë përmbytur. Shkak janë bërë mungesa e mirëmbajtjes së kanalizime dhe pastrimi i tyre.

Lini një Përgjigje