TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 3 Qershor 2024, 13:02

Lirohet nga burgu i “tmerrshmi” i Beratit, Aleksandër Kuqo

Shkruar nga Pamfleti

Lirohet nga burgu i “tmerrshmi” i Beratit, Aleksandër Kuqo

Lirohet nga amnistia Aleksandër Kuqo, i njohur si i “tmerrshmi” i Beratit. 

Kuqo i kishte mbetur dhe një vit e gjysmë burg për ta vuajtur në burgun e Beratit, shkruan TCH.

Aleksandër Kuqo është një prej atyre personazheve që ka mbushur për vite të tëra faqet e medias së shkruar dhe lajm i parë në mediat vizive.

Ai ka një histori që nis shumë vite më parë, por në vitin 1999 u dënua në mungesë në Itali me burgim të përjetshëm për disa krime, mes të cilave “vrasje me paramendim në bashkëpunim”, “armëmbajtjes pa leje të armëve luftarake” dhe “trafikimit të femrave për prostitucion në bashkëpunim”.

Kuqo në 1999 u dënua nga drejtësia italiane me burgim të përjetshëm për akuzat e “vrasjes me paramendim në bashkëpunim”, “armbëmbajtje pa leje të armëve luftarake” dhe “trafikim të femrave për prostitucion në bashkëpunim”.

Vendimi i Gjykatës së Fierit, që e konvertoi vendimin italian në 21 vjet heqje lirie, në atë kohë u komentua gjatë dhe u cilësua si një skandal i drejtësisë shqiptare.  Në vitin 2003 Kuqo u arrestua në Fier, por u lirua nga gjykata pasi prokuroria paraqiti një dokumentacion që vërtetonte se ai ishte i sëmurë mendor.

Ndërkohë, ai ra sërish në prangat e policisë në 6 maj të vitit 2006. Kuqo u arrestua në vendin e quajtur  “kthesa e gjykatës” në qendër të Beratit teksa udhëtonte me një automjet tip “Mercedes” me targa të huaja.

aleksandër kuqo

Lini një Përgjigje