Jorgo Goro ish-kryebashkiak i Himarës lë qelinë e burgut. Goro ka shlyer dënimin prej dy vitesh për shpërdorim detyre.
Ai ishte dënuar për shpërdorim detyre dhe fshehje të pasurisë dhe sipas përllogaritjeve, dënimi i tij tashmë ka përfunduar i gjithi, me 2 vite e 21 ditë burgim.
Jorgo Goro u akuzua për shpërdorim detyre në bashkëpunim me ish-drejtorin e tokës dhe menaxhimit të pronës në Bashkinë Himarë, Vasillaq Strakosha.
Dosja është ngritur pas kallëzimit të Fredi Belerit, i cili pretendon se në vitin 2016, Goro ka tjetërsuar një sipërfaqe prej 4,263 m² tokë, duke ia kaluar atë Arqile Bollanos, i komanduar si pasues në krye të Bashkisë Himarë.
Lini një Përgjigje