TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 8 Maj 2024, 10:50

Largoi nga vendi i aksidentit makinën e vajzës dhe prishi provat, AMP arreston efektivin e Gjirokastrës

Shkruar nga Pamfleti

Largoi nga vendi i aksidentit makinën e vajzës dhe prishi provat, AMP

Një efektiv i policisë së Gjirokastrës është arrestuar pasi largoi nga vendngjarja automjetin e vajzës së tij e cila kishte shkaktuar një aksident.

Gjykata e Gjirokastër vendosi masën e sigurisë “Arrest shtëpie” për punonjësin e policisë Inspektor Th.M., me detyrë Oficer i Patrullës së Përgjithshme në Komisariatin e Policisë Përmet.

Mbi të rëndojnë veprat penale “Shpërdorim detyre” dhe “Largim nga vendi i aksidentit”.

"Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Vlorë-Gjirokastër) ka ekzekutuar urdhrin e Prokurorisë për zbatimin e vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, e cila ka vendosur masën e sigurisë “Arrest në shtëpi” për punonjësin e policisë Inspektor Th.M., me detyrë Oficer i Patrullës së Përgjithshme/Trup Shërbimi në Postën e Policisë Këlcyrë, Komisariati i Policisë Përmet.

Punonjësi i policisë Th.M. dyshohet për kryerjen e veprave penale “Shpërdorim i detyrës” dhe “Largim nga vendi i aksidentit”, pasi ka kryer veprime të kundraligishme, duke larguar mjetin e vajzës së tij nga vendi i ngjarjes, e cila ishte përfshirë në një aksident automobilistik në rrugën Petran Përmet, duke prishur kështu provat në vendin e ngjarjes", njofton AMP.

Lini një Përgjigje