TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 8 Maj 2024, 10:24

Tragjedia në Shkodër, juristi: Gabim ligjor që trupi i vajzës 9-vjeçare u varros nga familjarët e Erdgysit

Shkruar nga Pamfleti

Tragjedia në Shkodër, juristi: Gabim ligjor që trupi i

Juristi Altin Hazizaj, ka folur lidhur me ngjarjen tragjike në Shkodër, ku nëna dhe tre fëmijët e saj u gjetën të mbytura në lumin Buna.

Ai theksoi se ka një gabim të madh ligjor që trupi i vajzës 9-vjeçare i është kthyer familjes së bashkëshortit, ndërkohë që ata nuk kanë asnjë lloj të drejte të marrin një vendim për atë vajzë.

“Unë ende shikoj që ligjin e mbizotërojnë vlerat morale. Çështja e varrosjes së katër trupave është një e drejt që i përket  babait, hiq rastin nëse ndërhyn ligji. Ka një gabim të madh ligjor, trupi i vajzës i është kthyer familjes së bashkëshortit, ndërkohë që ata nuk kanë asnjë lloj të drejte të marrin një vendim për atë vajzë”, tha ai për "Euronews Albania".

Lini një Përgjigje