TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 3 Shtator 2024, 22:57

Lapardhaja ironizon Metën: I vetmi hajdut që veç floririt dhe tualetit për macen, u ka vjedhur shqiptarëve të drejtën për t'u çmendur

Shkruar nga Pamfleti

Lapardhaja ironizon Metën: I vetmi hajdut që veç floririt dhe

Pedagogu dhe publicisti Namir Lapardhaja ka ironizuar fort sot Ilir Metën. Kreu i PL nga dita në ditë po bëhet qesharak, teksa nuk kanë fund videot e tij në rrjetet sociale.

Lapardhaja ka shpërndarë në profilin e tij videon më të fundit të Metës, ku shprehet se përveçse u vodhi gjithçka shqiptarëve, u ka marrë të drejtën dhe për t’u çmendur.

"Like Floriri është i vetmi hajdut në botë që shqiptarëve, veç tonelatave të floririt të Thesarit, shpenzimeve marramendëse për dobësim, dhe banjës për macen, u ka vjedhur edhe të drejtën për t'u çmendur. Është çmendur vetë, dhe nuk lë askënd tjetër të çmendet derisa të mbarojë ai punë me SPAK-un", shkruan ai.

Lini një Përgjigje