TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 3 Shtator 2024, 21:52

Artur Meçollari njofton skandalin e radhës: Akademia e Marinës drejt shembjes, Pirro Vengu do t’ia japë tokën Familjes Mbretërore

Shkruar nga Pamfleti

Artur Meçollari njofton skandalin e radhës: Akademia e Marinës

Ish-komandanti i Forcave Detare, Artur Meçollari ka njoftuar skandalin e radhës të kësaj qeverie. Sipas tij së shpejti do të shembet Akademia e Marinës në Vlorë dhe do t’i jepet me koncesion një investitori strategjik pranë Familjes Mbretërore.

Meçollari shkruan se ministri Pirro Vëngu pritet që këto ditë do të firmosë shembjen e godinës.

Shembet së shpejti Akademia e Marinës në Vlorë.

Pritet urdhri i ministrit të Mbrojtjes Pirro Vëngu për shembjen e saj.

Mbas shembjes së godinës sipërfaqja prej 24.141,58 m2, poshtë rrugës dytësore deri në Lungomare, pritet t’i jepet si konçesion një investitori strategjik pranë Familjes Mbretërore. Forca detare sot ka në inventar vetëm 4843 m² të godinës, kurse sipërfaqja prej 19298,58 m² përpara godinës deri në Lungomare i ka kaluar Ministrisë së Turizmit me VKM në vitin 2017.

Akademia e Marinës u inagurua në 4 shtator 1961 në Bazën e Pashalimanit dhe në vitin 1962 u vendos pikërisht te kjo godinë që do shembet së shpejti”, shkruan Meçollari.

Lini një Përgjigje