
Ajo që u vu re sot, është se protesta po përvetësohet nga opozita. Disa deputetë dhe përfaqësues të saj ishin aty. Por ajo që ra në sy është se askush prej tyre nuk e përmend "Gener 2" dhe Bashkim Ulajn
Banorët që preken nga aksi Thumanë-Kashar kanë dalë sërish në protestë. Dje ata ishin para Parlamentit, ndërsa sot kanë bllokuar qarkullimin në rrugë, duke kërkuar vetëm një gjë: Ti jepet fund izolimit. Banorët kërkojnë që të ketë një rrugë që lidh fshatrat dhe banesat e tyre me autostradën.
Rruga kalon mes banesave, por askush nuk e akseson dot, pasi Bashkim Ulaj nuk ka bërë asnjë hyrje-dalje dhe kjo i ka izoluar të gjitha zonat përgjatë aksit.
Por ajo që u vu re sot, është se protesta po përvetësohet nga opozita. Disa deputetë dhe përfaqësues të saj si Klevis Balliu, Andia Ulliri dhe Elda Hoti ishin aty. Por ajo që ra në sy është se askush prej tyre nuk e përmend "Gener 2" dhe Bashkim Ulajn. Akuzat ishin vetëm ndaj qeverisë dhe aspak ndaj koncesionarit.
“Rruga është një projekt i ndryshuar. Këtu është gjaku i banorëve të Krujës. Deputetët nuk u ballafaquan me protestuesit nga Kruja, Fushë Kruja dhe Thumana. Ne kërkojmë të drejtën tonë, të kemi hyrje-dalje. Projekti kishte dy nyje shkëmbimi, që nuk janë realizuar. Institucionet të reagojnë. Këtu jemi përballë disa shkeljeve ligjore. Ministria e Infrastrukturës dhe ARRSH nuk na kanë thënë se kush ka bllokuar hyrje-daljet”, tha Andia Ulliri.

"Është i njëjti projekt që ka bërë qeveria dhe që është rënë dakort. Porojekti fillestar ka 3 dalje, me këtë është fituar koncensioni, 22 mln euro km, për ketë koncension. Në rastin konkret, të merret drejtësia me qeverinë se përse është ndryshuar projekti e s’ndryshohet investimi. Ne e mbështesim këtë kauzë, banorët kërkojnë diskutim e këta sjellin policinë. Përse mblidhet policia aty, s’ka punë fare. Kjo është rrugë nacionale, prek gjithë Shqipërinë, çdo njeri që shkel këtu. T’i bashkohen qytetarëve, është kauzë e drejtë. Ja ku është projekti, pse është ndryshuar projekti. Këtu duhet të vijë Balluku, ku është? Ejani diskutoni me banorët dhe hapni rrugën me projektin fillestar", tha Klevis Balliu.
Më pas banorët marshuan përgjatë autostradës. Policia u tregua më tolerante sot, duke shmangur kofrontimin. Aksi ndërkohë mbeti gjatë i bllokuar.
Afera Thumanë-Kashar
Thumanë-Kashar është padyshim një nga aferat më të mëdha të kësaj qeverie. Ndonëse u trumbetua me të madhe nga qeveria, ky aks jo vetëm që është kthyer në makth për banorët e zonës, por edhe për shoferët që udhëtojnë.
Dy muaj pas inaugurimit të aksit, asfalti ka filluar të bëhet gropa-gropa, duke u kthyer në gangrenë për shoferët. Duke qenë se kompania e Bashkim Ulajt ka hedhur dy gisht asfalt, të gjithë kamionët që kanë kaluar aty e kanë dëmtuar karrexhatën. Nga një vëzhgim i thjeshtë, të gjitha makinat lëvizin te korsia e shpejtësisë, pasi krahu tjetër është rrezik për aksidente duke qenë se shpejtësia është shumë e lartë.
Aksi Thumanë-Kashar është ndoshta rruga më e shtrenjtë në botë për kilometër, duke kushtuar deri në katër herë më shumë se rrugët europiane. Një raport i Bankës Europiane të Investimeve tregon se në vitin 2021, një kontratë koncesionare për ndërtimin e një autostrade 32 km të gjatë në Çeki, përfshirë mirëmbajtjen për 28 vite, kushtonte 16.5 milionë euro/km. Në Letoni, koncesioni Kekava Bypass për ndërtim dhe mirëmbajtje për 20 vite kushtonte 14.2 milionë euro/km
Në Shqipëri, Gener 2 ka marrë një koncesion me vlerë 1.3 miliardë euro për 35 vite për aksin Thumanë-Kashar.
Skandali është se autostrada u ndërtua, por nuk është lënë asnjë rrugë hyrëse apo dalëse për fshatrat aty. Të gjitha fshatrat janë izoluar dhe banorët nuk kanë se si të lëvizin. Përveç kësaj, është bllokuar dhe rruga e vjetër, me qëllim që të përfitojë Bashkim Ulaj. Skandali tjetër është pagesa. Edhe pse u tha se pagesa do të jetë 2.1 euro, në fakt qytetarët paguajë 270 lekë. Dhe skandalozja është se nuk pranohen në euro pagesat, ndonëse thuhet se është 2.1 euro. Pra një skenë e mirëfilltë grabitje, që detyron SPAK të vihet urgjentisht në lëvizje. /Pamfleti
Lini një Përgjigje