TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 3 Shtator 2024, 21:35

“Gjeneza jashtë vendit”, gazetari hedh dritë mbi atentatin në Don Bosko: Shënjestër Kastriot Elezaj, autorët ndoqën rrugët pa kamera

Shkruar nga Pamfleti

“Gjeneza jashtë vendit”, gazetari hedh dritë mbi atentatin

Gazetari Eni Ferhati ka deklaruar se atentati me dy të plagosur i ndodhur pasditen e së martës në zonën e Don Boskos ishte i mirëorganizuar.

Kjo sipas tij është konstatuar nga elementët e parë në vendngjarje. Sipas tij, infrastruktura e përdorur nga autorët tregon se është një atentat i mirorganizuar ku janë investuar jo vetëm njerëz por edhe infrastrukturë logjistike.

Këtu i referohem një automjeti që dyshohet se është i modifikuar, qoftë shasia, targa e dubluar. Autorët, ajo që ju ka bërë përshtypje grupit hetimor, është koha dhe vendi i zgjedhur për atentatit, që solli për pasojë edhe plagosje e një personi që nuk ka lidhje të drejtpërdrejtë, siç është 22-vjeçari, pasi të gjitha dyshimet e grupit hetimor thonë se shënjestra e atentatit ka qenë 45-vjeçari Kastriot Elezaj, i cili ka pasur precedentë penalë në shteti italian. Autorët rezulton që si për të hyrë në Tiranë edhe për të dalë kanë përdorur disa rrugë që nuk janë të monitoruara nga kamera, si nga bashkia ashtu edhe policia. Kanë pasur informacion, kanë zgjedhur rrugicat e Paskuqanit, kanë pasur një armë të gjatë kallashnikov që nuk është përdorur, pasi kanë përdoru një pistoletë me të cilën kanë qëlluar 7 herë. Ngjarja ka krijuar panik te qytetarët, por nuk është rrezikuar jeta e tyre pasi autori është përqendruar te shenjestra. Dyshohet se ngjarja gjenezën e konfliktit e ka jashtë vendit”, tha gazetari Ferhati në emisionin Now në Euronews Albania.

 

Lini një Përgjigje