
Tragjedia që ndodhi një ditë më parë, ku humbi jetën 14-vjeçari Eraldo Xhejo pas një konflikti me një bashkëmoshatar, ka tronditur jo vetëm familjen dhe miqtë, por edhe gjithë komunitetin shkollor.
Shkolla ku ai studionte ka shpërndarë një mesazh të ndjerë në rrjetet sociale, duke e kujtuar si një djalë të jashtëzakonshëm.
“Lamtumirë, ylli ynë i ndritur Erald! Sot zemrat tona janë më të rënda se kurrë. Humbëm jo thjesht një nxënës, por një djalë të mrekullueshëm, plot ëndrra, buzëqeshje dhe mirësjellje. Ti ishe shembull i përkushtimit, i dashurisë për dijen dhe i shpirtit të pastër. Shkolla nuk do të jetë më e njëjta pa ty. Banka ku uleshe do të mbetet bosh, por kujtimet tona do të jenë gjithmonë plot me dritën që ti fale. U prehsh në paqe! Ngushëllime familjarëve! Jemi bashkë me ju në këtë dhimbje të madhe”, shkruan shkolla.
Ngjarja e rëndë ka hapur debate të forta mbi dhunën mes të rinjve dhe masat që duhen marrë për ta parandaluar atë. Autoritetet vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave, ndërsa familja dhe shokët e Eraldit mbeten të shokuar nga humbja e papritur.
Lini një Përgjigje