
Gjykata Kushtetuese pezulloi sot dekretin e presidentit Bajram Begaj për zgjedhjet e parakohshme të Tiranës, të cilat ishin caktuar më datë 9 nëntor. Vendimi erdhi pasi Kushtetuesja u vu në lëvizje nga Erion Veliaj, i cili ankimoi në GJK se dekreti i Begajt të shpallej i paligjshëm dhe të pezulloheshin zgjedhjet në Bashkinë e Tiranës.
Eksperti i Sigurisë Fatjon Softa, tha se me këtë vendim zgjedhjet janë pezulluar dhe pa u shprehur GJK nuk mund të bëhet më asnjë veprim. Softa theksoi se tashmë pas pezullimit do të duhet një dekret i ri për zgjedhjet në Tiranë.
“Opozita në Këshillin Bashkiak e ka kërkuar shkarkimin e Veliajt dhe kjo nuk u vlerësua nga mazhoranca dhe vjen një moment dhe thuhet ta votoni që ta shkarkoni, pra është një vendim politikë. Fakti që lideri i qeverisë i thotë mblidhuni për ta shkarkuar, ata e shkarkuan politikisht, pse se bënë në korrik apo në gusht. Tani pa u shprehur GJK nuk mund të bësh asnjë lloj veprimi. Si mund të veprojë KQZ tani kur e ka të pezulluar tani datën e zgjedhjeve. Por unë them se duhet një dekret i ri”, tha ai në emisionin ‘Frontline’ në Report Tv.
Lini një Përgjigje