TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet15 Mars 2024, 11:31

Kush është prokurori që i kërcënuan familjen? Anila Hoxha: E bëri një bos i krimit në Dubai!

Shkruar nga Pamfleti
Kush është prokurori që i kërcënuan familjen? Anila
Anila Hoxha

Kreu i SPAK, Altin Dumani deklaroi se krimi i organizuar ka kërcënuar familjen e një prokurori, por nuk i bëri të ditur emrin. Lajm ky që para disa ditësh u raportua nga gazetarja Anila Hoxha. 

Sipas saj prokurorin në fjalë e ka kërcënuar një bos i krimit në Dubai.

“Një bos i krimit në Dubai kërcënoi me jetë një prokuror”, mësohet të ketë thënë gazetarja.

Kreu i SPAK, Altin Dumani tha këtë këtë të premte publikisht se e shqetëson kërcënimi nga krimi i organizuar, jo kërcënimi nga politika

Krimi i organizuar ka kërcënuar familjen e një prokurori. Më shqetëson kërcënimi nga krimi i organizuar, jo kërcënimi nga politika. Ne kemi bërë llogari edhe që mos kthehemi, sepse kjo është detyra jonë të hetojmë. Prokurorët janë imunë, janë të gjithë të përgatitur që t’i përballojnë këto situata, por në fund të fundit e kemi zgjedhur vetë këtë detyre”, tha Dumani.

spak dumani anila hoxha

Lini një Përgjigje