TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet15 Mars 2024, 10:29

U arrestua nga SPAK për pastrim parash, Evis Berberit i komunikohet sot masa e sigurisë

Shkruar nga Pamfleti
U arrestua nga SPAK për pastrim parash, Evis Berberit i komunikohet sot
Evis Berberi

Ish-drejtori i ARRSH-së, Evis Berberi, i cili u arrestua për pastrim parash e korrupsion me tendera do të dalë para togave të zeza.

Sot rreth orës 13:00 pritet të komunikohet masa e sigurisë nga GJKKO për kreun e ARRSH Evis Berberi dhe dy biznesmenët, Valter Begajt dhe Ervis Lami të arrestuar ditën e djeshme.

Hetimi i SPAK ka nisur si pasojë e indicieve të dala nga mediat, proces që vijonte prej disa muajsh.

Berberi akuzohet për “korrupsion” dhe “pastrim parash”, ndërkohë që vijon hetimi për të zbuluar rolin e Belinda Ballukut në abuzimin me tenderat e rrugëve.

Lini një Përgjigje