TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet15 Mars 2024, 07:28

Trafik klandestinësh, Sejamini: Zyrtarët e lartë hetohen të lirë, të vegjlit dhunohen

Shkruar nga Pamfleti

Trafik klandestinësh, Sejamini: Zyrtarët e lartë hetohen të

Analisti Neritan Sejamini ka folur lidhur me fluksin e madh të klandestinëve që zgjedhin Shqipërinë si rrugë kalimi dhe dënimin e atyre që marrin përsipër t’i transportojnë në drejtim të kufirit verior kundrejt pagesave.

Sejami shpehet se kjo është pasojë e politikës penale dhe e mentalitetit të regjimit, që dënon të pambrojturit, por jo zyrtarët e lartë.

Pjesë nga biseda

Andi Tela: Ke çdo ditë komunikata policie për lajmet e trafikimit. Ka të bëjë me politikën penale, që këta persona duhet të rrinë të burg dhe të presin.

Neritan Sejamini: Ke zyrtarë që akuzohen për abuzime me milionë euro dhe hetohen të lirë, kurse një taksist që ka marrë 100 euro për të transportuar njerëz rri në burg. Ka të bëjë me mentalitetin e një regjimi. Ke edhe liderin e opozitë në ballkon. Ndërsa këta zyrtarë hetohen në gjendje të lirë. Flasim për skandale të mëdha, por nuk përqendrohet prokuroria. Nëse je i thjeshtë hetohesh dhe dënohesh. Ushtrohet dhunë ndaj të voglit, ndaj të pambrojturit.

Andi Tela: Çdo gjë e zgjidhin duke i futur në burg. Edhe kur kishim reformën e madhe të energjisë, të gjithë shkelësit i çuan në burg. Këtu nëse akuzon një zyrtar të lartë nuk është e rëndësishme ta dënosh, por duhet të rikuperosh paratë.

Neritan Sejamini: Ti je një ndërtues, shkel ligjin dhe ndërton pa leje dhe shteti të vjen ta legalizon. Je taksist, merr një njeri që ka ngritur dorën atje dhe dënohesh me burg.

 

Lini një Përgjigje