Sali Berisha ka firmosur një kontratë super të shtrenjtë me një kompani lobimi në SHBA, me qëllim heqjen e “non gratës”.
Kontrata është firmosur nga Flamur Noka në emr të PD dhe do t’i japë “Continental Strategy” 6 mln dollarë. Teksa nuk dihet se nga dalin gjithë këto para, rezulton se garantori i kontratës së majme është Nuredin Seci, një shqiptaro-amerikan me origjinë nga Tropoja, që jeton në New York dhe rezulton si alpinist.
Nuredin Seci është anëtar i kryesisë së degës “Vatra Mëmëdheu” në Nju Xhersi të SHBA-ve, dega më e re e hapur në vitin 2025.
Nuredin Seci ka lindur në fshatin Markaj, Tropojë më 15 shkurt 1953, shkollën fillore e kreu në vendlindje ndërsa shkollën e mesme në Shkodër, në Shkollën e Mesme Profesionale Dega Elektrike.
Në vitin 2022, ai u nderua me Titullin qytetar nderi i Bashkisë Tropojë për kontributin si Sportist e trajner në zhvillimin e alpinizmit. Titulli ju dha nga socialisti Rexhë Byberi.
Ai rezulton po ashtu koordinator i “Gazeta e Alpeve” po në Nju Xhersi.
Lini një Përgjigje