TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet16 Qershor 2025, 21:34

Kush e ka radhën? Gjermanët ‘zbarkojnë’ në Tiranë, takime me Altin Dumanin

Shkruar nga Pamfleti

Kush e ka radhën? Gjermanët ‘zbarkojnë’ në

Zyrtarja e policisë gjermane takime në Tiranë...

Autoritetet gjermane dhe ato shqiptare, pritet te bëhen bashkë në luftën kundër krimit. Javët e fundit kemi parë disa operacione të SPAK dhe policisë, ku janë goditur grupe kriminale me porosi nga Italia, Finlanda, etj. Mirëpo shqetësime ka pasur edhe nga gjermanët, pasi grupet kriminale shqiptare nuk po njohin më kufi.

Në Tiranë ka mbërritur zëvendëspresidentja e Policisë Kriminale Federale të Gjermanisë, Martina Link, e cila ka pasur takime me krerët e policisë dhe SPAK. Gjatë vizitës në Prokurorinë e Posaçme ajo është takuar me Altin Dumanin.

Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme, z. Altin Dumani, mirëpriti Zëvendëspresidenten e Policisë Kriminale Federale të Gjermanisë, znj. Martina Link. Takimi u përqendrua në forcimin e bashkëpunimit kundër krimit të organizuar, me fokus luftën kundër trafikut të lëndëve narkotike.  Z. Dumani theksoi rëndësinë e ndihmës së ndërsjellë në kohë reale dhe angazhimin e SPAK për të intensifikuar bashkëpunimin, veçanërisht në sekuestrimin dhe konfiskimin e pasurive me origjinë kriminale.  Znj. Link vlerësoi skuadrat e përbashkëta hetimore si një model suksesi në bashkëpunimin mes SPAK dhe autoriteteve gjermane të zbatimit të ligjit”, njofton SPAK.

Ndërkohë më herët ajo ka takuar kreun e policisë Ilir Proda. Edhe me të fokusi ka qenë te goditja e trafikut, hetimet mbi pasuritë që rrjedhin nga aktiviteti kriminal dhe krimet kibernetike.

Partneriteti ynë bazohet në besim, angazhim dhe transparencë. Krimin e organizuar e luftojmë vetëm me aleanca të forta ndërkombëtare”, tha Proda.

Projekti ORKA është një model suksesi. BKA do të vazhdojë mbështetjen dhe do të intensifikojë bashkëpunimin”, tha Link.

Lini një Përgjigje