Ish-drejtuesi i lartë i policisë, Shemsi Prençi teksa po fliste për arrestimin e Dritan Rexhepit, u shpreh se kapja e e tij në Turqi nuk është fare bashkëpunim i policisë shqiptare, por u arrestua falë gjurmimit të drejtësisë italiane.
"Para 5 ditësh startoi operacioni ‘Forca e ligjit’ në të cilin u angazhuan në mos gabohem 1857 punonjës policie dhe u kapën 8 persona në kërkim. Dritan (Gramoz) Rexhepi është i inkriminuar në krimet kundër jetës ndaj personit.
Është akuzuar nga drejtësia shqiptare që në moshën 18 vjec për vrasjen e 2 policëve. Rexhepi pasi ka ikur nga Shqipëria përsëri ka patur këto krimet ordinere.
Kapja e Gramoz Rexhepit në Turqi nuk është fare bashkëpunim i policisë shqiptare apo i drejtësisë shqiptare. Është gjurmimi këmbë pas këmbës i drejtësisë italiane’’, tha ndër të tjera Prençi.
Lini një Përgjigje