TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet11 Prill 2025, 12:45

‘Kursejmë 30 mln euro’/ Mbyllja e RTSH, Mevlan Shanaj i përgjigjet Agron Shehajt:  Iku për skrap dhe ky!

Shkruar nga Pamfleti
‘Kursejmë 30 mln euro’/ Mbyllja e RTSH, Mevlan Shanaj i
Mevlan Shanaj i përgjigjet Agron Shehajt për RTSH

Regjisori dhe aktori i njohur Mevlan Shanaj ka ironizuar kërkesën e Agron Shehajt për mbylljen e RTSH-së.

“Iku për SKRAP dhe ky si të gjithë ata që kërkonin ndalimin e filmave (ju ftoj të shpreheni)”-shkruan Shanaj në rrjetin e tij social.

Agron Shehaj ka kërkuar mbylljen e RTSH-së, pasi sipas tij, paratë për financimin e televizionit publik janë para të shpenzuara kot.

Ai thotë se me mbylljen e RTSH-së, do të kurseheshin 30 mln euro në vit.

Agron Shehaj ka kërkuar mbylljen e RTSH-së, pasi sipas tij, paratë për financimin e televizionit publik janë para të shpenzuara kot.

“Një televizion publik që nuk e shikon askush, nuk e ndjek askush, dhe nuk ka asnjë ndikim real,shpenzon 30 milionë euro në vit nga taksat tuaja. Vetëm një shembull nga shumë të tjerë. Kështu i kursej unë Shqipërisë 1 miliard euro në vit, duke ndalur abuzimin, jo shërbimin;duke larguar parazitët, jo mësuesit e mjekët.”, shprehet Agron Shehaj.

mevlan shanaj  mbyllja e rtsh mevlan shanaj

Lini një Përgjigje