TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet17 Nëntor 2023, 08:18

Ku do të ekstradohet Dritan Rexhepi? Klodiana Lala tregon prapaskenat: Një avokat shqiptar ka shkuar në Turqi!

Shkruar nga Pamfleti
Ku do të ekstradohet Dritan Rexhepi? Klodiana Lala tregon prapaskenat:
Klodiana Lala dhe Dritan Rexhepi

Gazetarja Klodiana Lala ka dhënë detaje nga procedura e ekstradimit të Dritan Rexhepit nga Turqia. 

Lala tha se Rexhepi po mendohet se ku i leverdis më shumë të ekstradohet, ndërkohë që deklaroi se një avokat shqiptar ka udhëtuar drejt Turqisë për ta përfaqësuar.

"Mbaj mend kur kam shkuar në shtëpinë e Dritan Rexhepit, tek nëna e tij. Ishte grua e sëmurë. I bëra edhe kafe turke dhe e pyeta. Olimbia rrinte me celular në dorë. Më thoshte se kur e merrte Dritani nga burgu dhe këto detajet. 

Dritan Rexhepi do ti vonojë shumë procedurat. Para një viti kontaktoi ekip ligjor në Tiranë. Nuk doli asnjëherë ai ekip të fliste, por për shkak të një teme i kam kontaktuar. Të nesërmen e arrestimit nga Tirana ka udhëtuar njëri prej pjesëtarëve të këtij ekipi ligjor. Ai po peshon nga ana ligjore se ku i leverdis të shkojë më shumë. Krimet në Shqipëri janë shumë të rënda. 

Në finale, autoritetet turke kanë për detyrë ta pyesin edhe vetë personin se ku do të shkojë.

Problemi është që Dritan Rexhepi ende nuk ka marrë nje vendim, për sa kohë po merr avokatë shqiptarë dhe italianë", tha ndër të tjera Lala. 

klodiana lala

Lini një Përgjigje