TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet17 Nëntor 2023, 07:53

“Komploti”, piktori: E frikshme, e ardhmja që Ben Blushi shpalos në roman

Shkruar nga Pamfleti

“Komploti”, piktori: E frikshme, e ardhmja që Ben Blushi

Piktori Avni Delvina ka përshkruar romanin e shkrimtarit Ben Blushi “Komploti”.

Me anë të një postimi në rrjete sociale, piktori shkruan se Blushi ka një aftësi shumë të mirë për të shkruar, por sipas tij të tremb e ardhmja që ai shpalos në librin e tij të fundit.

Ai tha gjithashtu se e ardhmja e parashikuar prej Blushit nuk mund të ndalet.

“Që nga emri të përcjell një ndjesi të trishtë dhe ugurzezë për ne shqiptarët ..... Komploti!!! ..... Nuk diskutohen aftësitë e shkrimtarit të njohur, por të tremb e ardhmja që ai shpalos në librin e tij të fundit .... Dikush mund të thotë me lehtësinë më të madhe që janë fantazira ..... Ehhh, sikur të ishin të tilla!!! .... Pragmatizmi i përkryer që ka treguar shkrimtari në jetën e tij edhe si politikan, nuk le shteg për hamendësime, pragmatizmi i tij është matematikë..... Kështu do të ndodhë si në roman!!! ....... Edhe në grafike shkrimtarin e kam paraqitur duke përqafuar një ndër simbolet e artit europian..... por ai e bën sa për të thënë, sepse pas pak do ta lëshoj, sepse e ardhmja e parashikuar prej tij, dhe jo vetëm, nuk mund të ndalet”, shkruan Delvina.

komploti ben blushi piktori

Lini një Përgjigje