
Vendi ynë gjatë paradites do të jetë nën ndikimin e kthjellimeve në pothuajse të gjithë territorin, por herë pas here do të ketë kalime të lehta të vranësirave të cilat më të theksuara pritet të jenë në zonat veriore.
Ndërsa orët vijuese i bëjnë gradualisht vranësirat më të dukshme në vend, ku më të fokusuara mbeten në zonat malore.
Temperaturat minimale do të luhaten 13-23 gradë, temperaturat maksimale parashikohen 25-29°C në veri, 30-36°C në zonën e ulët dhe zonat pranë bregdetit.
Era do të jetë me drejtim Veri – Perëndim me shpejtësi 6 - 8 m/sek dhe dallgëzim të forcës 3 - 4 ballë në det të hapur.
Lini një Përgjigje