TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 6 Tetor 2025, 11:44

Kryesia e PD përcakton listën me tre emrat e kandidatëve për Bashkinë e Tiranës

Shkruar nga Pamfleti

Kryesia e PD përcakton listën me tre emrat e kandidatëve për

Kryesia e PD-së ka nxjerrë një listë me tre kandidatë që do t’ia paraqesë kryesisë së madhe për miratim.

Mësohet se tre emrat janë Florian Binaj, kandidati që duket se ka edhe mbështetjen më të madhe, Ermal Hasimja dhe Florian Haçkaj.

Edhe pse ishte propozuar, Edlira Çepani duket se nuk ka gjetur mbështetje në kryesi.

Pak para mbledhjes së kryesisë, Berisha u shpreh se përveç atyre që kanë shpallur dëshirën për të kandiduar zyrtarisht ka dhe nga ata që i shkruajnë mesazhe, edhe pse nuk bëri të ditur emra konkretë.

 

 

 

1 Komente

  1. E
    Engjell

    Me vjen keq per Florin esht djal imir por imaxhi i tij me con tek Edi Rama sado te jet nga e djathta ai nuk ben asgje mir pervec Edit tani jemi tamam 1 parti

    Lini një Përgjigje