TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 5 Qershor 2025, 21:20

Kontrolle me radarë në rrugët interurbane, Softa: Gjobat, ndërgjegjësim jo ndëshkim

Shkruar nga Pamfleti

Kontrolle me radarë në rrugët interurbane, Softa: Gjobat,

Eksperti i Sigurisë Rrugore Fatjon Softa, foli për problemet e qarkullimit rrugor si dhe situatën e sigurisë.

Në një intervistë në emisionin “Real Story” në ABC News, sa i përket sigurisë rrugore, apo edhe përdorimit të radarë si edhe gjobat, Softa tha se është e rëndësishme që të ketë së pari ndërgjegjësim.

“Unë kam folur disa herë lidhur me problemet e qarkullimit rrugor. Dhe ajo që kemi diskutuara se kush ka prioritet, makinat e fshehura apo edukimi. Është shumë e rëndësishme që të shkojmë tek edukimi. Nëse marrim Italinë, radarët janë teknologji që vjen dhe evoluon. Prezenca e fuqisë njerëzore në rrugë vetëm e konsumon punonjësin e policisë”, tha ai.

Gjithashtu ai u shpreh se nuk është normale që një punonjës policie të rrijë i fshehur për të ngritur një grackë apo për të vënë gjobë.

Italia i ka ndarë, radarë që vendosen në autostrada, në rrugët e qytetit. Ne duhet të ngremë nivelin, Polici i qarkullimit rrugor nuk ka pse të rri në semaforët e Tiranës le të vendoset policia bashkiake”, tha mes të tjerash Softa.

Lini një Përgjigje