TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet18 Janar 2024, 17:05

Kontrata e ‘check-up’ drejt përfundimit, Alimehmeti: Nuk ka shërbyer për asgjë, kemi shpenzuar çdo vit 8 mln euro kot!

Shkruar nga Pamfleti

Kontrata e ‘check-up’ drejt përfundimit, Alimehmeti: Nuk ka

Kotrata e kontrollit shëndetësor bazë, e njohur si check-up, është në vitin e fundit të saj. Kur kanë kaluar 9 vite nga ky program i ofruar nëpërmjet partneritetit publil-privat, eskpertët ngrenë pikëpyetje se për çfarë ka shërbyer, kur së pari nuk ka gjeneruar asnjë të dhënë mbi gjendjen shëndetësore të shqiptarëve.

Çfarë pozitiviteti pati ky check up? Ne po harxhojmë 8 mln euro në vit ca morëm mbrapsht, nuk ka asnjë raport për këtë, as nga ana shkencore nuk ka asnjë publikim qenë të gjejmë diçka se këto të dhëna po ndihmojnë shtetin të marr vendimet e veta sa më racionale? Sa persona me diabet ka, sa me kancer”, tha mjeku epidemiolog Ilir Alimehmeti, për “Euronews Albania”.

Një tjetër problem i këtij kontrolli, në gjykimin e Alimehemetit, është lënia jashtë këtij kontrolli për personat mbi 70 vjeç, të cilët kanë nevojë për kontrolle periodike më shumë se sa 1 herë në vit.

Këta njerëz janë të përjashtuar, njerëz që kanë disa patologji dhe përjashtohen nga skema sepse nuk janë përjashtuar”, tha mjeku epidemiolog Ilir Alimehmeti.

Përcaktimi për të kryer një herë në vit check –up për çdo person nga 35 vjeç deri në 70, është jo i mirë menduar sipas tij.

“Një 35 vjeçar shkon tek mjeku për të bërë këtë check up dhe del i shëndetshëm për cilën arsye do kthehet dhe një herë 36 vjeç, nuk ka asnjë arsye sepse në atë moshë ne nuk presim që sëmundjet të evoluojnë aq shpejt, nga na tjetër një 65 vjeçar që ka një hipertension, yndyra mund të ketë nevojë për më shpesh se një herë në vit, p.sh për diabetikët hemoglobina duhet bërë çdo 3 muaj, atëherë si mund ti  themi jo mbas nja viti si një person i shëndetshëm”, tha mjeku epidemiolog Ilir Alimehmeti.

Koncensioni i Check up është konsideruar nga disa ekspert si abuziv. Edhe pse në të janë të parashikuara veç analizave dhe disa module për stresin, duhanin, dhe alkoolin, ato nuk janë zbatuar kurrë.

alimehmeti check up

Lini një Përgjigje