TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 9 Korrik 2026, 18:06

Koncerti i Kanye West bllokon Tiranën, ja rrugët që mbyllen të shtunën

Shkruar nga Pamfleti
Koncerti i Kanye West bllokon Tiranën, ja rrugët që mbyllen
Aksi Tiranë-Durrës

Policia e Tiranës ka njoftuar kufizime të përkohshme të qarkullimit të automjeteve në kuadër të koncertit të artistit amerikan Kanye West (YE), i cili do të zhvillohet më 11 korrik në zonën e Kasharit.

Sipas njoftimit zyrtar, disa segmente rrugore do të bllokohen gjatë gjithë ditës, ndërsa në akse të tjera qarkullimi do të kufizohet në varësi të fluksit të pjesëmarrësve.

Konkretisht:

Nga ora 07:00 deri në 24:00 do të ndalohet qarkullimi në aksin dytësor të autostradës "Durrës–Tiranë", nga "Eiffeli" deri te "Casa Italia". Ky segment do të funksionojë vetëm me sens daljeje për subjektet.

Nga ora 07:00 deri në 24:00 do të ndalohet qarkullimi në korsinë e daljes së autostradës "Durrës–Tiranë", në rrethrrotullimin e "Casa Italia".

Nga ora 12:00 deri në 24:00 do të bllokohet segmenti "Casa Italia" – rruga "Pavarësia" – rruga "Sokrat Miho".

Nga ora 12:00 deri në 24:00 do të kufizohet qarkullimi në segmentin rruga "Sokrat Miho" – rruga "Kasem Shima" – rruga "7 Nëntori", i cili do të funksionojë vetëm me sens daljeje.

Policia bën me dije se nga ura e Institutit deri te "Casa Italia" mund të ketë bllokime të pjesshme të qarkullimit, në varësi të fluksit të pjesëmarrësve, me qëllim menaxhimin e trafikut dhe garantimin e zhvillimit normal të aktivitetit.

Gjatë intervaleve të kufizimeve, akses në zonat e bllokuara do të kenë vetëm mjetet e emergjencës dhe automjetet e Policisë së Shtetit.

Policia e Tiranës u bën thirrje qytetarëve të tregojnë mirëkuptim, të planifikojnë lëvizjet e tyre dhe të përdorin akse alternative, duke respektuar udhëzimet e efektivëve të policisë në terren.

tirane durres

Lini një Përgjigje