TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 5 Prill 2025, 22:16

Koha të ndërhyjë SPAK/ Si mashtron ASKS për pajisjet DPI dhe pse shqiptarët janë në rrezik përgjimi

Shkruar nga Pamfleti

Koha të ndërhyjë SPAK/ Si mashtron ASKS për pajisjet DPI dhe

Eksperti që denoncoi i pari skandalin me DPI, rrëzon Igli Tafën e ASKS...

Eksperti i IT, Besmir Semanaj, ka nxjerrë blof Autoritetin Kombëtar për Sigurinë Kibernetike. Sot kreu i këtij institucioni Igli Tafa tentoi të na mbushte mendjen se trafiku në internet është i ekriptuar dhe nuk ka mundësi që të përgjohen nga pajisjet DPI që ka instaluar qeveria në kompani celulare dhe kompani interneti.

Por Semanaj, personi i cili denoncoi i pari skandalin, thekson se kjo nuk është e vërtetë. Në rrjetet sociale ai ka nxjerr blof ASKS.

U tha gjithashtu se DPI rrit sigurinë dhe mbron nga sulmet, gjë që në parim është e vërtetë. Por kam një pyetje të thjeshtë: Nëse DPI është kaq i dobishëm dhe pa rrezik, pse do ta hiqni pas një viti? Më poshtë po ju tregoj se çfarë bën DPI ndaj trafikut të enkriptuar. Këtë nuk e them unë, por e thotë vetë ChatGPT dhe çdo dokument serioz online”, shkruan ai.

Postimi i plotë

Ju lutem mos më besoni mua — hapni ChatGPT ose kërkoni në Google dhe lexoni vetë.

Siç u tha nga ASKS, “100% e trafikut të internetit është i enkriptuar.” Nëse kjo do të ishte e vërtetë, atëherë do të hynim në Librin e Rekordeve Guinness dhe do të ishim të vetmit në botë që e kemi arritur. Kur një deklaratë e tillë vjen nga një ekspert, të vjen natyrshëm të vësh duart në kokë.

Pastaj del një tjetër dhe thotë që “e bllokojmë TikTok-un në nivel pakete” — ndërkohë që po flitet për trafik të enkriptuar.

U tha gjithashtu se DPI rrit sigurinë dhe mbron nga sulmet, gjë që në parim është e vërtetë. Por kam një pyetje të thjeshtë:

Nëse DPI është kaq i dobishëm dhe pa rrezik, pse do ta hiqni pas një viti?

Më poshtë po ju tregoj se çfarë bën DPI ndaj trafikut të enkriptuar. Këtë nuk e them unë, por e thotë vetë ChatGPT dhe çdo dokument serioz online.

Inspektimi i Thellë i Paketave (DPI) – Çfarë është dhe Çfarë Bën në Trafikun e Enkriptuar

Çfarë mund të bëjë DPI:

• Analizon trafikun: Zbulon se cilat aplikacione apo shërbime po përdor një përdorues.

• Filtron: Mund të bllokojë, ngadalësojë ose përparësojë lloje të caktuara trafiku (si video, torrent, etj.).

• Mbikëqyr: Regjistron aktivitetin e përdoruesve për qëllime komerciale apo shtetërore.

• Modifikon të dhënat: Mund të fusë reklama apo të ridrejtojë faqet.

• Zbaton politika: Si p.sh. bllokimi i faqeve dhe censurimi.

Çfarë Ndodh me Trafikun e Enkriptuar?

1. DPI nuk mund të deshifrojë përmbajtjen, por nuk është plotësisht i verbër:

• Mund të shohë adresat IP, emrat e faqeve (përmes SNI ose DNS), madhësinë e paketave dhe ritmin e trafikut.

• Mund të përdorë metoda si “fingerprinting” për të identifikuar se cilin shërbim po përdor (p.sh. YouTube, Netflix).

2. Cenimi i privatësisë:

• Edhe pa e parë përmbajtjen, DPI mund të gjurmojë sjelljen tënde online dhe të ndërtojë profile përdoruesi.

• Në disa vende, përdoret për mbikëqyrje masive nga shteti.

3. Ngadalësimi i trafikut të enkriptuar:

• Edhe pse trafiku është i koduar, DPI mund të kuptojë që po përdor një video ose telefonatë dhe ta ngadalësojë qëllimisht.

4. Sulme të tipit “Man-in-the-Middle” (MitM):

• Në raste ekstreme DPI mund të përdorë interceptim të trafikut SSL/TLS:

• ISP futet në mes, krijon një certifikatë të rreme dhe “sheh” gjithçka.

• Kjo funksionon vetëm nëse përdoruesi ka instaluar një certifikatë

• Kjo shkatërron sigurinë e enkriptimit dhe është shumë e rrezikshme për privatësinë.

Kjo nuk është më një çështje që u përket vetëm ekspertëve dhe mediave — tani është momenti që të ndërhyjë SPAK. Prania e pajisjeve u pranua zyrtarisht, ndërsa gjithçka tjetër vazhdon të mbetet në errësirë.

Lini një Përgjigje