
Mungesa e qendrave të specializuara për trajtimin e kancerit, numri i kufizuar i pajisjeve radioterapeutike dhe stafi i kufizuar në shërbimet onkologjike, janë shqetësimet kryesore që adresuan në konferencën shëndetësore mjekët onkolog.
“Duhet të kemi një furnizim të rregullt me ilaçet që janë thelbësore në fushën e onkologjisë. Duhet t’u ofrojmë pacientëve një trajtim të pandërprerë. Duhet të kemi terapi të targetuar dhe imunoterapi. Sa i përket trajtimin dhe kujdesit paliativ, kemi një mungesë qendrash të specializuara për trajtimin multidisiplonor të kancerit. Numri i makinerive radioterapiste është shumë i kufizuar si dhe si aksesi në terapitë e avancuara si trajtimet me imunoterapi është i ulët. Kemi një mangësi sa I përket stafit të specializuar në Onkologjik. Kemi programe për kancerin e qafës së mitrës dhe gjirit, por trajtimi mbulues mbetet shumë e ulët.. Duhet të kemi më shumë pajisje në qendrën tonë, kemi vetëm 2 pajisje Linek, duhen 4-5 të tilla”, tha një prej tyre.
Por ministria e Shëndetësisë ka një pasqyrë tjetër sa i përket luftës kundër kancerit.
“E megjithatë, edhe pse ne i pranojmë sfidat dhe vështirësitë që sjell kanceri, është vendimtare që ne të dallojmë edhe progresin e arritur dhe politikat që po zbatohen për të luftuar këtë sëmundje. Në jemi këtu të gjithë bashkë për një projekt vendimtar duke e ditur e duke e pasur të qartë se kanceri nuk është thjesht në sëmundje, është një situate që prek çdo komb, që prek çdo ekonomi dhe çdo familje”, tha zv/ministrja Entele Ramosaçaj.
Për të pasur një mbulim sa më të mirë financiar për shëndetin, Ministria e Ekonomisë, u propozon qytetarëve të sigurohen në skemat private.
Organizatorët e kësaj konferencë bëjnë thirrje për më shumë bashkëpunim mes institucioneve, në mënyrë që të adresohen problemet reale me të cilat përballen pacientët me sëmundje tumorale. /A2 Televizion
Lini një Përgjigje