
Deputeti i Partisë Demokratike Ervin Salianji tha se reforma zgjedhore dhe komisionet hetimore janë në dorë të mazhorancës.
Diskutimet për Reformën Zgjedhore kanë nxitur debate edhe mes të ftuarve në studion e “Top Story”.
“Në argumentet e presidentit po thotë atë që themi ne. Ishte një përpjekje për t’i dhënë mundësi krizës, për të negociuar në këtë vendimmarrje. Kërkesa e mazhorancës për ta ftuar presidentin dhe mos i dhënë fjalën ishte një grackë e mazhorancës. Jemi në kushtet e regjimi, të gjitha institucionet janë të kontrolluara nga regjimi. PD dhe opozita është në përballje me regjimin”, tha Salianji.
Sipas tij, opozita po ndërmerr të gjitha përpjekjet institucionale për komisionet hetimore. Por, Robert Rakipllari kundërshtoi demokratin, duke theksuar se opozita e “Rithemelimit” nuk ka bashkëpunim me ndërkombëtarët dhe kjo i penalizon.
Debati mes tyre:
Salianji: Opozita po bën të gjitha përpjekjet institucionale për të faktuar atë që ne e dimë
Rakipllari: Institucionale duke u hequr atyre mikrofonat me zhurmuesa?
Salianji: Të gjitha institucionet janë në dorën e një individi. Që kur të vijmë në debat të mos thoni ju pse nuk e çuat atje.
Duma: Po, e themi këtë për Gjykatën Kushtetuese për Reformën Zgjedhore, sepse nuk mund të luani me dy regjistra.
Rakipllari: Ju e dini shumë mirë që kjo mazhorancë mund të ndryshojë vetëm nga faktori ndërkombëtar. Ju aty nuk keni efekt. Kaq! Sepse kryetari juaj është non grata, kaq.
Salianji: Nuk është kështu, ka komunikim të përhershëm.
Rakipllari: Se çfarë ndodh pastaj është rezultat, unë po flas për rezultatin, jo për komunikimin. Komunikim sigurisht që do të ketë, se ata komunikojnë edhe me Kubën, edhe me Korenë e Veriut. Ne po flasim çfarë efekti ka.
Lini një Përgjigje