TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet12 Maj 2025, 00:25

Kampet politike nën “ankthin” e numërimit, reperi Noizy ‘vizitë’ në selinë e PS! (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Kampet politike nën “ankthin” e numërimit, reperi Noizy

Shqiptarët votuan këtë të diele për zgjedhjen e parlamentit të ardhshëm, ndërkohë që prej disa orësh ka nisur dhe procesi i numërimit në disa qendra votimi në shumicën e qarqeve të vendit.

Teksa priten me kërshëri rezultatet e kutive të para, në selinë e PS ka lëvizje, me kandidatë për deputetë e aktivistë, kryesisht të qarkut të Tiranës që janë stacionuar aty.

Përveç tyre, është parë edhe reperi Rigels Rajku, i njohur me emrin e artit Noizy, që del nga selia rozë, i shoqëruar nga miqtë e tij, raporton “A2CNN”


Kujtojmë se kënga e krijuar nga Noizy shoqëroj fushatën e PS për zgjedhjet e 11 majit dhe reperi doli disa herë në podiume gjatë takimeve elektorale së bashku me kryeministrin Edi Rama, duke u kërkuar shqiptarëve të mbështesin këtë forcë politike.

Lini një Përgjigje