TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet11 Maj 2025, 22:29

“Vend majmunësh”, Abilekaj shpërthen ndaj Altin Dumanit: SPAK, vegël e Edi Ramës!

Shkruar nga Pamfleti

“Vend majmunësh”, Abilekaj shpërthen ndaj Altin Dumanit:

Analisti Enton Abilekaj u tregua i ashpër me SPAK dhe task-forcën për hetimin e krimeve zgjedhore.

Në emisionin “Të Paekspozuarit”, ai e krahasoi SPAK me një vegël të Edi Ramës që ndëshkon vetëm opozitën, por jo PS-në për krimet zgjedhore.

“Përse u krijua task-forca për hetimin e krimeve zgjedhore? U krijua për një proces, që të bëhej i besueshëm që të mos kishte ngjarje si këto që ndodhin. Që këta që u zunë në Milot, që ata të mos ndodhte ngjarja dhe të procedohet ai që denoncon. Dhe del ai që voton si presidenti i republikës, Altin Dumani. Çfarë është ky, vend majmunësh, Kush është Altin Dumani ai që të votojë?

Pra kjo propagandë idiote me SPAK që nuk i dha valencë besueshëmërie që tregoi se është vegël e Edi Ramës, siç tha para dy javësh se do të hetonte kontratën e MAGA-s në SHBA. Shkoi në Shkodër dhe hetoi PSD-në se i duhen PS-së dy mandate. Shkoi në Lushnje dhe arrestoi një shtetas. Nuk ka lënë parti opozitare vetëm PS nuk blen asnjë votë. Dhe kur këta denoncojnë dhe i kapin me presh këta thonë se ke bërë vetëgjyqësi. Kur e ndalon atë bën vetëgjyqësi. Ky është SPAK i shërbeu totalisht Edi Ramës”, tha Abilekaj.

Lini një Përgjigje