Anila Bisha thotë se kishte nënshkruar kontratë vetëm për një asistente virtuale në portalin E-Albania, por imazhi i saj u përdor për postin e ministres së Inteligjencës Artificiale
Në Shqipëri, Anila Bisha është një figurë e njohur e kinemasë dhe teatrit prej dekadash. Por prej disa muajsh ajo jeton nën hijen e Diellës, inteligjencës artificiale të cilës i ka dhënë fytyrën, një rol që thotë se nuk e ka dashur kurrë.
Në shtator, kur kryeministri Edi Rama njoftoi emërimin e një inteligjence artificiale në postin e ministres së Prokurimeve Publike, në një veprim komunikimi për të cilin ai njihet, fytyra e aktores u shfaq në faqet e para të gazetave në mbarë botën.
Disa ditë më vonë, ministrja dixhitale, e veshur me kostum tradicional shqiptar, iu drejtua Parlamentit në një video që u pa nga miliona njerëz. Përballë asaj fytyre, fytyrës së saj, që mbante një fjalim për të cilin ajo nuk dinte asgjë, në një rol që nuk e kishte pranuar kurrë, Anila Bisha u ndje e tronditur, shkruan francezja "le Parisien".
“Nuk arrija ta besoja kur pashë veten duke mbajtur një fjalim në Parlament, kur dëgjova zërin tim të thoshte se jam ministre”, rrëfen aktorja 57-vjeçare, e cila shton “kam qarë shumë.”
Portali i shërbimeve publike
Në fillim të vitit 2025, Bisha kishte pranuar t’i jepte fytyrën dhe zërin e saj një asistenteje virtuale për E-Albania, një portal i shërbimeve publike që synon t’i ndihmojë qytetarët të orientohen në procedurat administrative.
Për të krijuar këtë avatar, ajo qëndroi në këmbë për orë të tëra duke folur pa ndërprerje. Çdo lëvizje e gojës dhe çdo tingull duhej të regjistroheshin, në mënyrë që chatbot-i me inteligjencë artificiale, i quajtur Diella (Diell në shqip), të mund t’u përgjigjej në mënyrë natyrale kërkesave të përdoruesve.
Brenda pak muajsh në E-Albania, Diella regjistroi afro një milion ndërveprime dhe lëshoi më shumë se 36 000 dokumente përmes platformës, një sukses që u vlerësua nga qeveria dhe përdoruesit.
Kjo bëri që në shtator 2025 Edi Rama të njoftonte emërimin e Diellës në postin e ministres së Prokurimeve Publike, duke premtuar tenderë publikë “100% pa korrupsion”, një problem i përhapur në Shqipëri.
Që prej dhjetorit, drejtoresha e departamentit përgjegjës për inteligjencën artificiale është vendosur në arrest shtëpie për lidhje të dyshuara me manipulim të paligjshëm të tenderëve publikë.
Por emërimi i kësaj ministreje virtuale shkaktoi menjëherë kritika të forta: ekspertët paralajmëruan për iluzionin e një inteligjence artificiale të pakorruptueshme, juristët ngritën pikëpyetje mbi ligjshmërinë e këtij emërimi dhe opozita iu drejtua Gjykatës Kushtetuese, e shqetësuar për çështjen se kush mban përgjegjësi për vendimet e marra nga inteligjenca artificiale.
“Shumë e rëndë për mua”
Anila Bisha deklaron se nuk e ka ditur kurrë që imazhi i saj do të bëhej ai i një ministreje dhe se për muaj të tërë është përpjekur të kontaktojë qeverinë. “Përdorimi i imazhit dhe zërit tim për qëllime politike është diçka shumë e rëndë për mua”, shprehet aktorja. Në vijim ajo shton se “njerëzit që nuk e pëlqejnë kryeministrin më urrejnë dhe kjo më dhemb shumë.”
Ajo thekson se me Qeverinë shqiptare ka nënshkruar vetëm një kontratë, e cila ka përfunduar më 31 dhjetor 2025, për përdorimin e imazhit të saj në kuadër të shërbimeve që E-Albania u ofron qytetarëve. Përballë heshtjes së qeverisë, Anila Bisha nuk beson më në një zgjidhje me marrëveshje dhe i është drejtuar drejtësisë.
Të hënën, një kërkesë për pezullimin e përdorimit të imazhit të saj në pritje të një gjykimi në themel u rrëzua nga një gjykatë administrative. Por avokati i saj, Aranit Roshi, deklaroi se një padi e re do të depozitohet në ditët në vijim, duke përfshirë një kërkesë për një milion euro dëmshpërblim për shkelje të të drejtave të saj mbi imazhin.
Qeveria reagoi në një deklaratë duke thënë se “e mirëpret mundësinë për ta zgjidhur këtë çështje njëherë e mirë në gjykatë”. Anila Bisha shprehet se, nëse është e nevojshme, do ta çojë çështjen edhe në Gjykatën Evropiane për të Drejtat e Njeriut në Strasburg. /Përshtati Pamfleti/
Pordhe me rigon, se parajaaaaa eshte bitch.
Kur te ferkoi te erdhi mire,pastan te dhembi,hajt se do mesohesh dhe do behesh modele.tjng
Une nuk kuptoj nje gje kesaj Bishes ufff çmbiemr bishe ene i ha ene i djeg. Ene ka dhan ok me kontraktu ene ban tfymen. Se ku ash abuzimi per keq veç kjo ene avukati saj e kupto se?????!!!! Çtfyme i ka bo qeveria Rama ksaj aktore qe mu mduket se ka hy nrolin e zhvatjes se ca pareve tona publike nga qeveria e palloshit. Dikush i ka fry nvesh me ngrit padi ene kjo fap u ba, fitojme ca pare qyl. E kush po ja ceno imazhn, Diella ja ka ngrejt me lart imazhen, e ka bo tnjoftme ngjith botn , kjo e qun ket fyrje. Ma aktrim tpersosm ske ku gje. Don me u bo miliardere duke lujt ket rol te vogjl. I fito po u bo pal me palloshin dhe me i dhon pjesn.