TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet27 Shkurt 2026, 22:12

“I vetmi që në një dosje është autor dhe viktimë”, Artan Hoxha: Durim Bami i përfshirë në çështjen që çoi politikën shqiptare në Prokurori

Shkruar nga Pamfleti

“I vetmi që në një dosje është autor dhe

Një nga emrat më të njohur nga bota e krimit, Durim Bami, është ekstraduar nga Dubai dhe mbrëmjen e djeshme mbërriti në Tiranë. 

Gazetari Artan Hoxha, ka sqaruar teknikalitet e sjelljes së tj në vendin tonë, duke pasur parasysh faktin që mes dy vendeve nuk ka një marrëveshje ekstradimi dhe faktit që në Dubai ndodhen disa personazhe të tjerë të njohur. Ai shtoi se dosja e Bamit është e veçantë, pasi është rast unikal ku një person është edhe vrasës edhe viktimë. Hoxha theksoi se Durmi Bami është përdorur edhe nga politika, teksa theksoi një nga çështjet si ajo, Meta-Doshi.

“Është sjellë dje nëpërmjet Turqisë, por nuk është ekstradim, është një teknikalitet si depërtim. Ka qenë i burgosur prej më shumë se një vit atje. Më parë ishte i ndaluar në Dubai për ekstradim, ku ka ndenjur për 60 ditë. Ndërkohë që pasi u lirua kishte një detyrim paraqitje, që nuk e ka zbatuar. Nga ai moment është ndaluar deri ditën e djeshme. Ka bërë një betejë ligjore atje ku ka humbur në disa shkallë. Kthimi i tij në Shqipëri është bërë edhe me konsensusin e tij, pasi kuptoi që rruga ligjore që po ndiqte nuk po rezultonte në diçka pozitive. Durim Bami është emër shumë i madh në 15 vitet e fundit. Është i përfshirë në shumë ngjarje. Akuzën e ka për grup të strukturuar, është më poshtë se unë, sepse unë e kam organizatë.

Sapo ka nisur edhe një herë e riciklimi i emrit të tij. E veçanta është që Durim Bami është në një dosje që është edhe i autor edhe viktimë. Nuk kam parë dosje të tillë. Edhe kanë tentuar ta vrasin, është rasti në Ksamil ku janë ngritur 4 postoblloqe, janë çuar 3 skuadra vrasësish dhe nuk e kanë vrarë dot. Më duket si John Ëick që i bëjnë atentate dhe nuk e vrasin dot. Në dosje, ku ka edhe personazhe të tjerë, mes të cilëve është edhe Vis Martinaj. Se SPAK e ka të gjallë ende, e heton, e kërkon. Është prokurori tjetër ajo që kërkon të gjejë kufomën e Vis Martinaj. Por fasada është prej xhami. Bami është i përfshirë gjithashtu në çështjen Meta-Doshi, ishte rasti i parë ku si dëshmitar i kishte folur Mark Frrokut sepse ishte porositur vrasja e Tom Doshit. Rasti i parë kur elita politike shkuan me qef në prokurori. Çështja u harrua, por aty Bami mori emër dhe imazh në mediat, në një çështje që çoi politikën shqiptare në prokurori”, tha Hoxha në emisionin “Kjo Javë” në News24.

hoxha bami

Lini një Përgjigje