
Aktivistja Edlira Çepani, përmes një shkrimi të ndjerë, kujton bashkëshortin e saj, ish-deputetin Gert Bogdani, që u nda nga jeta tragjikisht pak javë më parë.
“Kam nisur qindra herë të shkruaj dy fjalë… por s’kam patur forcë as në duar e as në zemër.
Prej kaq shume ditësh, kam në zemër një fjalë që dua t’ua them të gjithëve. Faleminderit për mbështetjen e pakufijtë në këto kohë të vështira për familjen tonë!
Faleminderit për mijëra përqafimet me të cilat na shprehet mbështetjen dhe respektin për Gertin, gjate homazheve të pafundme në parlamentin shqiptar. Faleminderit të gjithë miqve, kolegëve, qytetarëve e mbështetësve që erdhët në kohë rekord nga e gjithë Shqipëria, Kosova, Mali i Zi, Maqedonia e nga shumë vende të botës, për të na mbështetur në ditën tonë me të vështirë. Faleminderit që pritet me orë të tëra në radhët e gjata të homazheve për ta respektuar Gertin tonë e për t’i dhënë lamtumirën e fundit.
Faleminderit nga zemra të gjithë kolegëve nga institucionet në Shqipëri, Kosovë, Belgjikë e Shtetet e Bashkuara të Amerikës për nderimet me 1 minute heshtje në mbledhjet e para pas ndarjes nga jeta te Gertit dhe për telegramet zyrtare për nderimin e tij.
Faleminderit të gjithë miqve të mediave për emisionet, fjalët e transmetimet maratone.
Faleminderit te gjithëve për dhjetëra mijëra mesazhet (të cilave premtoj se do u kthej përgjigje të gjithave, pak nga pak) përmes se cilave ndatë pak nga dhimbja jonë dhe na përçuat histori të vogla të jetës së Gertit në mënyrën si e kishit njohur. Sa më shume njerëz takojmë këto dite, aq më shumë kuptojmë se sa shume njerëz ka impaktuar në jetën e tij tejet të shkurtër, por të mbushur me dashuri për njerëzit e me modesti për gjithçka bënte (dhe s’e promovonte kurrë mjaftueshëm).
Sa me shume kalojnë ditët nga ikja jote Gert, dhimbja duket se rritet në këtë realitet të ri, pa ty fizikisht mes nesh…por dashuria dhe mbështetja e pafund njerëzve që të kane dashur ty, është një mbështetje e madhe për ne!
Ti e jetove jetën, me fuqinë e vlerave. Luftove gjithë jetën për të dhënë një model ndryshe, mes miqve, në familje, kudo. Ti luftove gjithë jetën me një këmbëngulje të rrallë për ta bërë punën tende, në shërbim të njerëzve. Luftove gjithë jetën për të treguar se vlerat duhet të mbizotërojnë edhe atëherë kur duket e pamundur. Ti e fitove betejën tënde! Mirësia jote dhe vlerat e tua i bashkuan njerëzit!!
Ti fitove, ashtu siç bëje gjithmonë në jetë, e kësaj radhe na e kujtove të gjithëve se, edhe në këtë botë që po bëhet çdo dite e me e vështirë, ia vlen te jetosh me vlera, me integritet, me dinjitet, me fisnikëri, me besim, me mirësi dhe me dashuri për njerëzit! Faleminderit që ishe një drite në rrugën e kaq shumë njerëzve e që do jesh gjithmonë një drite në rrugën tonë, jeta ime!"-ka shkruan Çepanin.
Lini një Përgjigje