TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet11 Tetor 2024, 11:13

Trajtimi financiar për efektivët e Forcave Ajrore; sa do të përfitojë secila kategori

Shkruar nga Pamfleti
Trajtimi financiar për efektivët e Forcave Ajrore; sa do të
Foto Ilustrim

Efektivët e Forcës Ajrore do të përfitojnë trajtim shtesë financiar nga vendimi i fundit i miratuar nga qeveria.

Sipas këtij vendimi, do të marrin trajtimi financiar pilotët, personelin mirëmbajtës të pajisjeve të fluturimit, inxhinierët, teknikët, kontrollorët e trafikut ajror dhe personelin ushtarak aktiv të Detashmentit UAV (dronët).

Qindra efektivë të personelit fluturues dhe ushtarakë të tjerë që kanë lidhje të drejtpërdrejtë me personelin fluturues do të përfitojnë shtesë mbi pagën që varion sipas pozicioneve:

– kështu, për pilotët trajtimi financiar shtesë shkon nga 80.000 – 100.000 lekë në muaj;

– për teknikët e bordit kjo shtesë shkon në 45.000 lekë;

– ndërsa për inxhinierët e aviacionit dhe kontrollorët e trafikut ajror, shtesa është llogaritur në 40.000 lekë në muaj;

– ndërkaq, sa i përket pilotëve të Detashmentit të Mjeteve Ajrore pa Pilot, ata do të marrin një shtesë 45.000 lekë në muaj.

– po kaq është edhe trajtimi financiar që do të marrin operatorët e ngarkesës dhe shënjuesit.

forcat ajrore

Lini një Përgjigje