TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet11 Tetor 2024, 09:23

Një ditë pas dorëzimit të mandatit të deputetit, Jurgis Çyrbja thirret sërish në SPAK

Shkruar nga Pamfleti
Një ditë pas dorëzimit të mandatit të deputetit, Jurgis
Jurgis Çyrbja

Pak orë pasi dorëzoi mandatin e deputetit, SPAK ka thërritur sërish sërish Jurgis Çyrbjen.

Çyrbja është njoftuar për t’u paraqitur këtë të premte në orën dhjetë.

Deputeti Çyrbja, në paraqitjen e tij 72 orë më parë në SPAK, u pyet për gati 8 orë, por në dalje ai nuk pranoi që të flasë dhe të tregojë detaje.

Ligjvënësi socialist ka dorëzuar dje mandatin e deputetit. 

Çyrbja po mbyllte mandatin e dytë si deputet. Ai u zgjodh për herë të parë si ligjvënës në radhët e PS në vitin 2017. Ndërkohë, në vitin 2021 ishte i treti më i votuari i qarkut Durrës me 6583 vota. Vendin e tij në Kuvend, pritet ta zërë Erjon Meka, i cili në zgjedhjet parlamentare të vitit 2021 mori 2228 vota.

 

Lini një Përgjigje