TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet11 Tetor 2024, 07:29

“E njëjta farsë si për zgjedhjen e Ilir Prodës", Klodiana Lala zbulon “kandidatin potencial” për policinë e Durrësit

Shkruar nga Pamfleti

“E njëjta farsë si për zgjedhjen e Ilir Prodës",

Gazetarja Klodiana Lala teksa po komentonte garën që do të nisë zyrtarisht për drejtorët e policisë në 12 qarqe, përmendi edhe “kandidatin potencial” për Durrësin, për të ilustruar faktin se kandidatët janë të paracaktuar.   

Klodiana Lala në TPZ: Javën që vjen do të përsëritet e njëjta farsë si ajo për drejtorin e Policisë së Shtetit. Do të kemi drejtuesit e qarqeve ose persona brenda Policisë së Shtetit që do të thirren në konkurs. Por kryeministri e ka në kokë kush do ta drejtojë Shkodrën, apo Durrësin. Jam që karriera në polici të bëhet me meritokraci, me gara. E pamë zotin Hoxha që flet për turmë të çoroditur, kur për tre javë komisioni nuk tha një fjalë. Ervin Hoxha tha se kishte marrë të dhënat nga të gjitha autoritetet, ndërkohë që ka dyshime ndaj Ilir Prodës për dekonspirim të një operacioni policor. Dje më thanë një emër që është potencial për të marrë drejtimin e policisë së Durrësit.

Ylli Rakipi: Kush është?

Klodiana Lala: Flitet për zyrtarin e polisisë, Fatmir Lleshaj. Nuk e di kush është.

Ylli Rakipi: Po ti e hoqe sonte që e tregove. 

Klodiana Lala: Po i kërkoj ndjesë nëse e hoqa. Takova një drejtues policie dhe më tha një emër konkret.

Lini një Përgjigje