
Mot i qëndrueshëm në fundjavë.
Meteorologia Lajda Porja thotë se e shtuna dhe e diella do të jenë me mot të kthjellët dhe me vranësira të lehta kalimtare. Temperaturat e ajrit do të pësojnë një rënie të shtunën, por pritet të rriten të dielën, duke bërë që maksimalet të arrijnë në 28 gradë celcius.
“Dita e sotme ka nisur me vranësira të shpeshta, megjithatë reshjet e para do të nisin në veri dhe gradualisht do të përfshijnë edhe zonat qëndrore. Nuk do të mungojnë rebeshet e izoluara në pjesën veri-veri perëndimore. Jugu do të mjaftohet me vranësira dhe pika shiu. Sot një tjetër ditë me temperatura të larta, maksimalet janë 28 gradë, temperatura 5 gradë më të larta. Në fundjavë, do të ketë përmirësim të dukshëm të situatës atmosferike, sikundër e shtuna dhe e diela do të jenë me mot të kthjellët, vranësira të lehta dhe kalimtare në bregdet dhe zonat e ulëta, vranësira të shpeshta në zonat malore por nuk priten reshje. Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie të lehtë të shtunën por rriten të dielën, duke bërë që minimalet të jenë 10 gradë, maksimalet 28 gradë.”, tha meteorologia.
Edhe Kosova dhe Maqedonia e Veriut do të kenë mot të qëndrueshëm.
“Edhe Kosova dhe Maqedonia e Veriut parashikohen të jenë me alternime kthjellimesh dhe vranësirash duke mos munguar edhe reshjet e pakta, më të mundshme në Kosovë dhe më pak më MV. E shtuna dhe e diela me mot të qëdnrueshëm, me diell, vranësira kalimtare dhe pa reshje. Kosova do të regjistrojë temperatura deri në 24 ndërkohë që MV 26 gradë celcius.”, shtoi Porja.
Lini një Përgjigje