TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet27 Nëntor 2025, 21:33

Joni Keta në krye të BKH, Artan Hoxha zbulon momentet ku është ndeshur me të: Më ka hetuar!

Shkruar nga Pamfleti

Joni Keta në krye të BKH, Artan Hoxha zbulon momentet ku

Gazetari Artan Hoxha ka vlerësuar zgjedhjen e  Joni Ketës në krye të Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH), ku tha se është njeriu perfekt për këtë post.

Hoxha tha se Joni Keta  njeh mirë punën dhe bashkëpunimin që duhet të jetë midis BKH-së dhe strukturës së Prokurorisë.

Hoxha ka tregyar se me Ketën është ndeshur në kohën kur ky i fundit ka oficer i Policisë Gjyqësore dhe ka hetuar edhe gazetarin. Por sipas tij kjo nuk se pengon për ta promovuar si të denjë për në krye të BKH.

Në rastin kur mua më janë marrë telefonat në vitin 2016, personi para të cilit kam dhënë deklarime deri në orën 4:00 të mëngjesit ka qenë Joni Keta”- deklaroi Hoxha në A2CNN.

Artan Hoxha: Mua më bëhet qejfi që njeriu që do ta drejtojë Byrën Kombëtare të Hetimit është një person që vjen nga radhët e BKH-së. Unë mendoja që duhet të ishte një person që nuk mund të them kam lobuar, por kam mbështetur dhe kam promovuar pikërisht këtë person, Joni Ketën. Babai i tij është prokuror i vjetër me shumë eksperiencë. Joni vetë ka një karrierë të vetën në Prokurorinë e Krimeve të Rënda. Unë aty e kam ndeshur. Për herë të parë unë e kam ndeshur si hetues. Ka qenë hetues, ka qenë oficer i Policisë Gjyqësore që më ka hetuar mua personalisht. Kështu që, përveç rrethanave të tjera që unë e njoh prej familjes. Në rastin kur mua më janë marrë telefonat në vitin 2016, personi para të cilit kam dhënë deklarime deri në orën 4:00 të mëngjesit ka qenë Joni Keta.

Në rastin tjetër, në çështjen në hetim që është në adresën time, po ashtu ai është oficeri i Policisë Gjyqësore që ka qenë në kryerjen e kontrollit të banesës sime. Në seancën e deklarimeve që unë kam patur në SPAK, ka qenë Joni Keta. Por, kjo gjë nuk më pengon mua që pikërisht të promovoja dhe ta deklaroja publikisht se një nga njerëzit që i kishte të gjitha parametrat ishte Joni Keta. Ai njeh njëkohësisht edhe SPAK-un, është njeriu i duhur për ta bërë këtë gjë. Deri në këtë moment unë mendoj që zgjedhja e zotit Joni Keta është një zgjidhje për mua shumë e mirë, mbase perfekte, dhe ai është një njeri që e njeh mirë punën, njeh bashkëpunimin që duhet të jetë midis BKH-së dhe strukturës së Prokurorisë. Unë besoj që kanë gjetur njeriun perfekt për ta bërë këtë detyrë. Si do shkojë, këtu do të jemi dhe do ta shohim. Por, mendoj që zgjedhja në këtë moment është shumë e mirë, e paatakueshme dhe një njeri që unë kam besimin që ai e bën dhe i plotëson të gjitha kriteret për ta bërë atë detyrë më së miri. Sepse unë e njoh në çështje konkrete, më ka hetuar vetë. Unë mendoj që ai e meritonte të jetë aty ku është dhe për fat të mirë është zgjedhur ai. Unë them që është një zgjedhje shumë e mirë.

Lini një Përgjigje