
Greqia duket se ka vendosur të shpallë të padëshiruar gjithë gazetarët shqiptarë. Përveç Artan Hoxhës, duket se “non grata” është shpallur edhe gazetari Aulon Kalaja, i cili në zgjedhjet e fundit kandidoi për deputet.
Në fakt ai është shpallur i padëshiruar vite më parë, por ka kaluar në heshtje si rast. Kalaja ka thënë për “TCH” se pushimet e planifikuara me familjen verën e 2019 në shtetin grek ju shkatërruan pasi pa pasur dijeni për vendimmarrjen në kufi i është komunikuar shpallja person i padëshiruar, pa dhënë asnjë arsye mbi vendimin.
“Më ndaluan dhe më shpallën non grata deri në fund të jetës. Më ndaluan dhe më dhanë një fletë ku kategorizohesha te H si person i padëshiruar. Pa më shpjeguar arsyet por unë besoj se ka të bëjë me dy momente protestat e organizuara nga unë kundrejt marrëveshjes së detit si dhe një dokumentar për vrasjet e shqiptarëve në Greqi. Është e padrejtë sepse veprimtaria ime nuk është kurrë ekstremiste”, u shpreh Aulon Kalaja.
Përpjekjet e Aulonit për të marr në dorëzim dosjen e ndalimit thotë që kanë qenë të kota. Është përballur me terr informacioni si dhe tërheqjen e avokatëve për të ndjekur çështjen gjyqësore në shtetin grek, për të pasur mundësi që të kërkojë madje pafajësinë më tej në Strasburg.
Lini një Përgjigje