TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 7 Nëntor 2024, 22:33

“Jeni shumë të vonuar Tedi”, Shemsi Prençi i irrituar për mënyrën si u arrestua Meta: Kreu i policisë duhet të ishte i pezulluar që ditën e tretë

Shkruar nga Pamfleti

“Jeni shumë të vonuar Tedi”, Shemsi Prençi i

Ish-zyrtari i policisë Shemsi Prençi, ka kritikuar mënyrën se si u arrestua Ilir Meta.

Ai  vuri në dukje se si nuk është zbatuar vendimi i GJKKO për arrestimin e Metës.

Sipas tij, në vendim nuk urdhërohej nga GJKKO përfshirja e forcave operacionale në arrestim, por e SPAK dhe BKH.

Arrestimi i Metës është bërë politikisht. Në vendimin e GJKKO thuhen në fund: urdhërohet për ndalimin e personit prokuroria e SPAK, oficerët e BKH dhe OPGJ të drejtorisë së përgjithshme të policisë. Nëse PL dhe Ilir Meta do kishte pasur jurist të vëmendshëm sot drejtori i policisë duhet të ishte i pezulluar nga detyra. Jeni shumë të vonuar Tedi. Drejtori duhet të ishte i pezulluar që ditën e 3 të arrestimit. Vendimi i GJKKO thotë urdhërohen prokurorët e SPAK, oficerët e BKH, nuk thotë Forcat e lëvizjes operacionale.

Drejtori i policisë ka angazhuar forcat operacionale. Nuk thotë vendimi. Gjykatës është treguar i kujdesshëm kur ka nxjerrë vendimin. Të ekzaltuar se i kanë dhënë mesazhin shefit të tyre politik nuk i kanë treguar SPAK se subjekti po kthehej nga Kosova, dhe duhej të ishte SPAK dhe BKH në vendngjarje. E kanë bërë për të dhënë mesazh që regjimi shtyp me këmbë edhe një ish president. Ka shkelje të procedurës”, tha ai në “Report TV”.

Lini një Përgjigje