TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet19 Shtator 2025, 15:18

Ismaili dhe Migjeni zhduken pa nam e nishan/ 'Air Albania'-s i humbet "vula", përfundon me avionë pa logo

Shkruar nga Pamfleti

Ismaili dhe Migjeni zhduken pa nam e nishan/ 'Air Albania'-s i humbet

Air Albania ka përfunduar me avion pa logo apo simbol të Shqipërisë. Avioni i vetëm i kompanisë flamur, që duket në qarkullim, mban logon Dana Air, kompanisë që ja ka dhënë atë me qira Air Albanias.

Ismaili, Migjeni, Naimi, avionët të cilët dikur mbanin flamurin shqiptar të stampuar në trupin e tyre, janë zhdukur pa nam e nishan. Ata që dikur qeveria i shiste si krenarinë e qiellit të Shqipërisë, tashmë nuk duken asgjëkundi. Arsyeja është se kompanitë që ja kishin dhënë ato më qira Air Albanias i kanë tërhequr avionët mbrapsht për shkak të mos pagesës së qirasë.

Si rezultat, tashmë Air Albania ka përfunduar me avion pa logo apo simbol të Shqipërisë. Avioni i vetëm i kompanisë flamur, që duket në qarkullim, mban logon Dana Air, kompanisë që ja ka dhënë atë me qira Air Albanias.

Ismaili dhe Migjeni zhduken pa nam e nishan/ 'Air Albania'-s i humbet

Dhe tashmë ky është thelbi i modelit të biznesit të Air Albanias. Avionët merren me qira, bëjnë disa rrugë dhe zhduken sërish për shkak se tërhiqen mbrapsht nga kompanitë qiradhënëse, pasi nuk paguhen. Aq shpesh vijnë e ikin avionët e Air Albanias saqë kompanisë nuk po i del më koha as t'u stampojë logon e saj dhe simbolet e Shqipërisë.

Ismaili dhe Migjeni zhduken pa nam e nishan/ 'Air Albania'-s i humbet

Dy javë më parë, Kapitali publikoi lajmin se kompania flamur e Shqipërisë është paditur në një gjykatë britanike nga kompania amerikane Gat Aircraft and Engine Leasing Limited për shkelje të kontratave të qirasë për dy avionë të tipit A320-200.

Gat Aircraft and Engine Leasing Limited, degë e GA Telesis, e ka paraqitur padinë më 1 gusht në gjykatën britanike duke pretenduar se transportuesi kombëtar shqiptar ndaloi së paguari qiratë për dy avionët, respektivisht avionin ZA-ASM (msn 3676) dhe atë ZA-MMK (msn 4934), në mars 2025. GA Telesis gjithashtu pretendon se linja ajrore ka shkelur detyrimet e tjera ndaj palëve të treta, përfshirë Eurocontrol. Kjo e shtyu qiradhënësin të ndërpresë kontratat e qirasë.

Kompania amerikane tha se i bëri një kërkesë zyrtare Turkish Airlines, si garantues sipas marrëveshjes së qirasë së Air Albania, për pagesën e qirave të papaguara më 14 korrik, të cilën kompania turke refuzoi ta respektonte./Kapitali

1 Komente

  1. P
    Pellumb Hitaj

    Turpi botes sinan idrizi

    Lini një Përgjigje