TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 3 Qershor 2024, 22:20

“Ishte më efikas në 2009”, Argita flet për metamorfozën e Dumanit: Ka ndryshuar, është vënë në shërbim të politikës!

Shkruar nga Pamfleti

“Ishte më efikas në 2009”, Argita flet për

Vajza e ish-kryeministrit Sali Berisha tha se kreu i SPAK, Altin Dumani ka pësuar një metamorfozë në mënyrën se si ai përballet para presionit të politikës.

E ftuar në emisionin “Now” në Euronews Albania, ajo tha se dikur task-forca e drejtuar po nga Dumani ka pasur më shumë efikasitet se SPAK-u i tanishëm, e kjo sipas saj është një fakt i shndërrimit të kreut të SPAK përballë kapjes nga politika.

Unë tregova shumë gjurmë, por gjurma kryesore janë faktet. Po të krahasosh task-forcën e drejtuar nga Altin Dumani në 2008-2009 atëherë kur Dumani nuk ishte i kontrolluar nga pushteti, sot rezultatet janë 300% më të dobëta.

Që të jem e saktë me statistikat, në 2008-2009 kanë qenë 630 zyrtarë të gjykuar vetëm për korrupsion. Në vitet 2022-2023, ishin 199 për korrupsion dhe krim të organizuar. Stafi që ka pasur task-forca në atë kohë, është i pakrahasueshëm forcën që ka sot. Është metamorfoza e Dumanit përballë presionit dhe kapjes politike, ajo që ka ndryshuar”, tha Malltezi.

Lini një Përgjigje