
SPAK ka dhënë ditën e sotme vendimet për ish ministrin Lefter Koka, ish deputetin socialist Alqi Bllako dhe 13 të pandehurit e tjerë të përfshirë në aferën e Inceneratorit të Fierit dhe Elbasanit.
Ish ministri Lefter Koka është dënuar me 10 vite burg për aferën e Inceneratorit të Fierit. Ministri Koka me gjykim të shkurtuar do të vuajë 6 vite e 8 muaj burg.
Për ish deputetin socialist, Alqi Bllako, është dënuar me 4 vite burg, por me gjykim të shkurtuar do të vuajë 2.8 vite burg.
Ndërsa për Klodian Zoton, aksioner kryesor i koncesionarit të Fierit ende në kërkim u kërkua dënimi 12 vite burg. Për shkak të pranimit të gjykimit të shkurtuar, përfundimisht prokuroria kërkon që ai të dënohet me 6 vite e 8 muaj burg.
Arben Dervishi, Arjola Kodra dhe Juri Imeraj kanë fituar pafajësinë.
Me shërbim prove janë 5 të akuzuar: Gentian Zifla, Regan Merdani, Sabina Canameri, Azem Shateri, Florian Muça dhe Pëllumb Abeshi.
Dënimet që kërkon SPAK:
Lefter Koka - Ish ministri i Mjedisit - 10 vjet, me gjykim të shkurtuar 6.8 vite burg
Alqi Bllako - Ish sekretari i Përgjithshëm në Ministrinë e Mjedisit - Kërkohen 7 vite burg. Me gjykim të shkurtuar 4.8 vite burg
Klodian Zoto - Administrator i kompanisë koncensionare - Kërkohen 12 vite burg. Me gjykim të shkurtuar të vuajë 8 vite burg
Pellumb Abeshi Ish-zyrtari i ministrisë së Mjedisit - Kërkohen 4 vite burg. Është pranuar gjykimi i shkurtuar
Florian Muçaj - Anëtar i komisionit të dhënies së koncesionit - Kërkohen 3 vite burg. Është pranuar gjykimi i shkurtuar
Azem Shatëri - Anëtar i komisionit të dhënies së koncesionit - Kërkohen 3 vite burg. Është pranuar gjykimi i shkurtuar
Erjon Murataj - Anëtar i komisionit të dhënies së koncesionit - Kërkohen 4 vite burg. Është pranuar gjykimi i shkurtuar
Sabina Cenameri - Anëtare e komisionit të dhënies së koncesionit - Kërkohen 4 vite burg. Është pranuar gjykimi i shkurtuar
Arben Dervishaj - Mbikëqyrësi i punimeve të inceneratorit - Kërkohen 4 vite me gjykim të shkurtuar 2.8 vite burg
Loran Dusha 8 Administrator i Inceneratorit të Fierit (Në kërkim) - Kërkohen 8 vite burg. Është pranuar gjykmi i shkurtuar
Arjola Kodra - Administratore e Inceneratorit të Tiranës (Në kërkim ) - Kërkohen 3 vite burg, është pranuar gjykimi i shkurtuar
Arbër Denizi - Administrator i PIVOT-04 (Në kërkim) - Kërkohen 7 vite burg. Është pranuar gjykimi i shkurtuar
Juri Imeraj - Administrator i kompanisë J.P.Y (Në kërkim) - Kërkohen 7 vite burg. Është pranuar gjykimi i shkurtuar
Regan Merdani - Administrator i 'Froggy”sh.p.k, ) - Kërkohen 4 vite burg. Eshtë pranuar gjykimi i shkurtuar
Gentian Zifla - Administrator i 'Itneg”sh.p.k - Kërkohen 4 vite burg. Eshtë pranuar gjykimi i shkurtuar
Hetimet për inceneratorin e Fierit u mbyllën në dhjetor 2022. Sipas akuzave të SPAK për inceneratorin e Fierit u paguan 4 milionë euro për punë që nuk u kryen asnjëherë, ndërsa 60 milionë lekë është dëmi i shkaktuar në buxhetin e shtetit në skemën e mashtrimit.
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar përfundoi pak javë më parë hetimet dhe çoi për gjykim të akuzuarit Lefter Koka, Alqi Bllako, Etleva Kondi, Jonida Zeqo, Pëllumb Abeshi, Bardhul Çabiri, Serafin Papa, Mirel Mërtiri, Klodian Zoto, Stela Gugallja dhe 2 kompanitë shoqëria “Albtek Energy” sh.p.k dhe shoqëria “Integrated Technology Services” sh.p.k.
Mbi të gjithë personat më sipër rëndojnë akuzat e “Shpërdorimi i detyrës”, “Korrupsioni aktiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale apo i veprimtarisë kriminale”. Ndërkohë që duhet thënë se Stela Gugallja, Mirel Mërtiri dhe Klodian Zoto tre personazhet e rëndësishme për hetimet e inceneratorëve në Elbasan dhe Fier, tashmë në kërkim ndërkombëtar, janë hetuar edhe më herët nga prokuroria e Elbasanit, për të njëjtat akuza për të cilat SPAK i ka marrë të pandehur.
Lini një Përgjigje