Nëpërmjet një postimi ironik, gazetari Namir Lapardhaja shprehet se në SHQUP do shpallin fitoren dhe dështim të regjimit të Edi Ramës.
Sipas asaj që thotë Lapardhaja, në konferencën e sotme për shtyp nga selia e PD do të deklarohet fitore e thellë dhe do të thuhet se 75% e shqiptarëve kanë bojkotuar Edi Ramën dhe kanë zgjedhur PD dhe Berishën, duke mos marrë pjesë në zgjedhje.
“Ndërkohë në SHQUP shpallin fitoren!
Ora 12:30
Fitore!
Regjimi ka dështuar!
Testi ka triumfuar!
75% e shqiptarëve kanë bojkotuar Edi Ramën dhe kandidatët e pavarur.
Sot, PD nën drejtimin e prof. Dr. Sali Berishës, është mazhorancë absolute e qytetarëve shqiptarë. Kjo është fitorja jonë më e thellë që prej 22 marsit 1992.
(Duartrokitje nga fundi).” – shkruan Lapardhaja.
Lini një Përgjigje